
Një 49-vjeçar i dënuar me 15 vjet burgim është vënë në prangat e policisë.
Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes policisë së vendit tonë dhe autoriteteve policore italiane.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Në vitin 1997, ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.
Lini një Përgjigje