Zhdukja misterioze: Ervis Martinaj, ‘mbreti’ i lojërave të fatit, i akuzuar si i përfshirë në disa krime

11 Gusht 2022, 18:29Kronika TEMA

Zhdukja misterioze: Ervis Martinaj, ‘mbreti’ i lojërave të

Emri i Ervis Martinajt do të përmendej për herë të parë në kronikat e zeza në tetor të 2013-ës.

Në zonën e ‘Komunës së Parisit’ u ekzekutua Elvis Doçi një biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Policia në atë kohë e hetoi si të dyshuar për ngjarjen për shkak të një konflikti që kishte pasur me viktimën për lojërat e fatit, pak pas nisjes së operacionit ‘fundi i marrëzisë’ që mbylli kazinotë ne vend.

Në nëntor të 2015-ës Ervis Martinaj do të shfaqej në një tjetër vrasje, këtë herë e dokumentuar me pamje filmike.

Enton Nikaj ekzekutohet në zonën e Linzës, në parkingun e një restoranti të njohur.

Sherri për një borxh të pakthyer përfundoi me shkrepjen e pistoletës që i mori jetën 30-vjeçarit.

Për vrasjen u dënua Emiljano Tasho, një nga shoqëruesit e Ervis Martinaj.

Ndërkohë që fuqizonte pozitën e tij në fushën e lojërave të fatit, Martinaj do t’i shpëtonte vetë plumbave në tetor të 2018-ës në zonën e ish-Bllokut.

Ai mbeti i plagosur nga ish-komando Meviol Bilo ndërsa plumbave nuk i mbijetoi shoku i tij Fabiol Gaxha. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe Eljon Hato shoqëruesi tjetër i Martinajt.

Martinaj ishte subjekt edhe i operacionit “ Forca e Ligjit ” të cilit iu kërkua vetëdeklarim i pasurisë.

Në prill të 2021-it, 40-vjeçari i lindur në Burrel por me banim në Fushë-Kuqe dhe Tiranë, u dënua nga Gjykata e Tiranës me gjykim të shkurtuar me 3,8 vite burg.

Ai u shpall fajtor për akuzat e “Sigurimit të kushteve për vrasje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të identitetit apo vizave”, dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

8 Komente

  1. C
    Cen Pisqolla

    Paska alamet CV ky djalosh, si nuk e paskan bo deputet? Shkon I Gjati dhe bon President Baromin, boj mer jahu president kyt Kaja Karafil, trim me fletë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Doda

      Kete e kishte graduar Shkelzen Berisha dhe Kulicaj, bajraktarin e zones Lacit, Mamurrasit. Eshte nipi Liri Berishes.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bitha

      do jete ne ndonje grop ne ndonje pyll me aq te keqija sa ka bere, kane vendosur ta heqin qafe fare e fis

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Doda

        Kam degjuar nga ca persona, se ne nje vrasje qe ka bere Ervis Martinaj, ka qene prezent Shkelzen Berisha. Shkelzeni ca kohe e ka perdorur si bodyguard, sepse jane kusherinj.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi

          Shkerdhejani motren sa me shpejt, para se ti rafshohet i gjith fisi.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anonim

            SHUM MIR PO JO VETEM KY PO TE GJITH GRUPET KRIMINALE ATEHER PASTROHEN SHUM HALE CFAR JAN ATA MUTRIT E DUKES TE DURRSIT ,ETJ ME RADH.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Labi

            Shkerdhejani motren sa me shpejt, para se ti rafshohet i gjith fisi.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje