"Bëni kujdes", mesazhi i fundit i Ervis Martinajt për familjarët e tij para se të zhdukej: Po na godasin...

11 Gusht 2022, 11:07Kronika TEMA
"Bëni kujdes", mesazhi i fundit i Ervis Martinajt për

 

Policia e Shteti ka ngritur njjë grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka ndodhur, pas denoncimit të familjes se Ervis Martinaj është zhdukur prej tri ditësh. 

Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.

Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë, ishte: "Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë".

“Ata pretendojne se nga informacionet qe kane marre nga miqte e Martinajt qe nuk i identifikojne me emer kane mesuar se ai ka humbur cdo kontakt dhe jane te shqetesuar per fatin e tij. 

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. 

Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej”, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.

Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt. 

Ai është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen.

Dumani ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për të hequr qafe Endrit Doklen. 

17 Komente

  1. E
    Emigranti

    5000 euro nje vrasje? Nje rroge ne Amerikë?! Sa lire padka shkuar njeriu ne atdheun tonë!!!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      jane 500 mije qe do te thote 6 vjet pune ne amerike

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        O Babuc do te tregoje se eshte ne Amerike dhe merr 5000$ ne muaj Plasni nga zilia ju te tjeret

        Përgjigjjuni
      2. Çimi

        500,000 Euro. Me 5000 te vrasin zezaket e tu.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Venaliu

          Ore po ju keni shkuar per te emigruar apo qe t'ju pijne trurin???!!! Po 500 mije jane 500000 e jo 5000 or ti i emigrimit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prec Doda

            500 Mije Euro

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mendimi im...

            Kjo është një gënjeshtër për të turbulluar policinë, por sado i zgjuar të jetë ky Martinaj policisë nuk ja hedh dot. Sidoqoftë ai i zgjuar nuk ka qënë asnjëherë perveqse një budall i pashoq. Një i zgjuar nuk hap probleme me drejtësinë dhe aq më pak të hiqet si kokosh me klasën sunduse. Te dhjefsha parat se nuk kanë se cfarë të duhen. Kot ruhesh, çdo kush që i ka duart e lyera me gjak ekzistenca e tij është vetëm çeshtje kohe. Personalisht ndjej keqardhje vetëm për ndonjë të pafajshëm, për të tjerët ndaj të njëjtin mendim si Kryeminstri qê tha: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ABC

              Së pari, Martinaj ka komunikim të rregullt me familjen me sa duket për një kohë të gjatë dhe policia ose është e pa aftë ose e mbulon. Së dyti, kjo "hengshin kokat" siç e tha Rama, duhet të ketë një fund diku sepse përveç se po han kokat e njëri-tjetrit po shkaktojnë edhe terror rrugëve dhe lokaleve të Shqipërisë. Jo pak herë ka ndodhur ku ka pasur edhe viktima të pafajshme kur kësi lloj tipash vriten me njëri-tjetrin.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Beni

              Hajde Spak hajde!po nxjerr sekretet e hetimim dhe po fut njerezit ne hasmeri!

              Përgjigjjuni
              1. F
                FATMIRI

                TE GJITHA MEDJAT TE ALARMUARA PER KETE KILLERIN FYTYR MUT DO LAJ GJYNAHET SKA KU TE SHKOJ PLERA

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Familje që udhëhiqen nga principe të mbrapshta. Krijojnë klane, tribu, vetëm që të pasurohen e të bëjnë ligjin. Nga kjo pikëpamje duhet marrë në konsideratë vepra e Enverit ndaj kësaj specie. Nuk kam kurrfarë nostalgjie, por ndaj cubave ka bërë gjënë e duhur dhe të vetme. Çfarë nënash, çfarë baballarësh, çfarë farefisi , të gjithë të përfshirë në krim. U lejojnë vetes të jetojnë në vila gjaku e droge. As denoncojnë e as nuk distancohen nga çunat huliganë. Vetëm i gezohen benzave e fuoristradave. Pastaj këta, pas ca kohësh, të thonë se janë persekutuar politikisht. Saliu i bën scudo politike. Janë heronj të demokracisë, thotë kafsha Sali.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pilo Lala

                    Shume e sakte, por mungon nje detaj shume i rendesishem. Te gjithe keta kane prapavije te forte politike, dhe farefisi. Ervis Martinaj eshte kusheri i dyte nga nena me Shkelzen Berishen. Mos kujtoni se e beri kot deklaraten Sali Berisha, e marr Qeverine me 200 vete nga Mamurrasi. Keta 200 vete jane ceta e Ervis Martinajt, Mamurrasi, Laci, Fushe Kuqja, dhe gjithe zona e Nikles. Partia Socialiste duhet te hetoje me policine, te gjeje lidhjet kriminale, lidhjet me Policine e Lacit te ketyre krimineleve. SPAku duhet te hetoje lidhjet e Shkelzen Berishes me Ervis Martinaj. Ervis Martinaj u be aq i rrezikshem, sepse kishte Komisariatin e Lacit, Fushe Krujes nen komande. Kjo eshte nje nga celulat me te rrezikshme qe ka ajo zone, me mbeshtetje politike.

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jari

                    Kjo Klodjana Tik Llalla nga i gjen këto sms, a ka turp kjo fytyrë Mushkë që ngeli hu më hu e do ti hyjë ndonjë hu në bythë kësaj Mushke, po si nuk ka turp fare po bën dasmë me fatkeqësitë e të tjerëve, Jazëk i qoftë Klodjana Tik Llalla.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komunisti skandinav.

                      Historia e ketyre trimave eshte e parashkruar dhe shume e ngjashme me te gjithe te ngjashmit e tyre kudo ne Bote. Asnji nga keta nuk e ka gezuar pensionin. Por eshte zgjedhje e tyre. Ne filozofine e tyre ata justifikohen me " me mire 5 vjet si Bos se sa gjithe jeten langaraq " Te gjithe vijne nga zeroja.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Transi

                        Kush nuk e di se çfare jane opingat apo i ka harruar, le te shikoje surratin e klodiana lales dhe do ta kuptoje menjehere se per çfare behet fjale! E çudiçme qe kriminelet I qajne hallet e tyre me turi opingen, kete mutanden qe nuk eshte as burre, e as grua!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Myslimani.

                          Po vrave do te vrasin. Kriminel eshte. I ka rene njerezve ne qafe. Emri i ketij tmerron tregtaret. Thone qe te vret direkt po nuk i pagove gjoben. Por keta nuk e dine qe Zoti nuk i do ngaterrestaret. Ata qe bejne crregullime ne Toke. Prandaj fund i hidhur i pret .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Ha ha ha. Krimineli Martinaj prej Burreli, nuk mund te shkruante nje mesazh te tille; "Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë". Kjo mund te jete fraze e KM kur u dergon sms ministrave te tij qe mund te ndiqen nga SPAK.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje