Inskenim nga vetë Martinaj apo eliminim nga rivalë? Dyshimet e policisë mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit

11 Gusht 2022, 12:08Kronika TEMA

Inskenim nga vetë Martinaj apo eliminim nga rivalë? Dyshimet e

Rasti i zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj është i rrallë për mënyrën se si është denoncuar në Polici nga ana e familjarëve të tij.

Kjo për shkak se nuk kemi të bëjmë me largim nga banesa dhe as nuk ka dyshime apo të dhëna për rrëmbim personi, por familjarët e tij, më konkretisht xhaxhai i tij, Faik Martinaj ka deklaruar se personat që e shoqëronin atë kanë humbur kontaktet me Ervis Martinajn.

Dyshimet janë nëse është zhdukur vetëm Vis Martinajn apo edhe personat që e shoqëronin. Policia po i heton të dyja pistat, si atë të inskenimit por edhe atë të eliminimit të tij.

Dyshimet më të forta të Policisë janë se kjo ngjarje mund të jetë e inskenuar nga ana e vetë Vis Martinajt, me qëllim për t'iu shmangur edhe rivalëve të tij në krim por edhe drejtësisë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh.

Policia ende nuk ka vendosur se si do ta regjistrojë këtë rast.

1 Komente

  1. M
    Muli Noka

    Shikoni se eshte diversion. Ka ber operacion plastik me siguri mendoj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje