Tre vatra aktive zjarri vijojnë të përbëjnë rrezik në zonën e Drenovës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, është duke djegur aktualisht një masiv pyjor me pisha.
Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e zjarrit, në pritje të ndërhyrjes nga ajri me helikopter.
Pavarësisht përpjekjeve intensive, terreni i thyer dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e efektivëve.
Lini një Përgjigje