1 shekull nga lindja e At Zef Pllumit! Rrëfimet që nuk shuhen, si testament i fuqishëm i së vërtetës historike

18 Dhjetor 2024, 09:43Kulturë TEMA
1 shekull nga lindja e At Zef Pllumit! Rrëfimet që nuk shuhen, si

Rezistenca në diktaturë e At Zef Pllumit dhe kontributi pas rënies së saj u kujtuan nga miq dhe historianë. “Rrno për me tregue” është vepra që ka treguar më së miri vuajtjet e atij sistemi, ndërsa këmbëngulja për ruajtjen e vlerave dhe zhvillimin e tyre pas vitit 1991 janë kontributi më I madh që ai la pas

Kontributi i At Zef Pllumit në diktaturë dhe demokraci u përkujtua në 100 vjetorin e lindjes, ku morën pjesë miq të tij dhe historianë.

Imzot Dom Gjergj Meta kujtoi se ai qëndroi i fortë dhe në 27 vitet e dënimit me burg në sistemin komunist pa u thyer përballë tmerreve të regjimit

Duke ndarë kujtime nga e kaluara meta solli në vëmendje takimin e Pllumit me gjigantin e letrave shqipe Ismail Kadare, bisedë e zhvilluar në vitin 2004 në Panairin e Librit.

Në periudhën e lirisë, At Zefi shërbeu si këshilltar kulturor i Kryeministrit Edi Rama në atë kohë ministër i Kulturës, duke treguar përkushtimin e tij për dialogun dhe ruajtjen e kulturës kombëtare.

Vepra e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, mbetet një testament i fuqishëm i së vërtetës historike dhe frymëzim për brezat që kaluan dhe për brezat që do vijnë.

Ajo duhet lexuar, ajo duhet "konspektuar" dhe duhet përtypur dhe ripërtypur mirë e mirë pasi askush nuk ishte më i ndershëm se At Zef Pllumi në mendim.

Ai ishte i vetmi që ruajti traditën revolucionare të priftave françeskanë shqiptarë përballë makinacioneve të përbindshme të propagandës diktatoriale.

At Zefi ka ngashënjyer mijëra zemra vashërore dhe mijëra vetë janë përpjekur ta imitojnë po ai s'ka të krahasuar, vetëm ndonjë Anna Frank mund ti vijë afër. A.K./TemA

Lini një Përgjigje