15-vjeçarja luan në violinë koncert për artëdashësit në Lezhë, rikthehet në vendlindje pas 4 vitesh në Londër

19 Korrik 2024, 18:06Kulturë TEMA
15-vjeçarja luan në violinë koncert për

Aty ku mori mësimet e para për violinë vendosi të mbante një koncert. Pas 4 vitesh në Londër, Anamaria Prendi u kthye në Lezhë dhe me instrumentin që dashuron luajti për artdashësit në këtë qytet.

15-vjeçarja thotë se përveçse të tregojë talentin e saj ka si qëllim edhe të nxisë të rinjtë që të luajnë muzikë.

I pranishëm në sallën e Pallatit të Kulturës ishte edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili tha se Anamaria e bën krenare qytetin me talentin e saj.

Artistja e vogël solli me violinë vepra të kompozitorëve të njohur të huaj ndërsa thotë se do të rikthehet me koncerte të tjera në qytetin e saj të lindjes. A.K./TemA

Lini një Përgjigje