Hysni Bregu disa herë kampion noti në Shqipëri në stilin delfin, me ekipin e Dinamos në kohën kur trajner ishte mjeshtri Emin Gripshi, pati rekorde të thyera në rang kombëtar 3 herë fitues i medaljeve të spatakidave kombëtare, anëtar i ekipit kombëtar të notit, mori pjesë në turneun e Kinës, përkthyes i 5 librave filozofik më 2 korrik hyri në ambasadën gjermane.
Kur u takuam me mall pas vitit1999, ai teksa e pyeta për punën e hyrjes në ambasadën gjermane më tha: " Ika se nuk po bëhej mirë komunizmi". Nga çudit shqiptare çfarë nuk dëgjon mendova. Hysni Bregu ishte lexues i apasionuar i filozofisë dhe siç shprehej "këtu ishte deformuar çdo gjë, që kish shkruar Marksi dhe Engelsi" dhe natyrisht djali i një familjeje me kontribute patriotike , prindërit i kish patur partizanë e me pozita shoqërore të larta në shtetin e kohës. Hysniu si të gjithë shqiptarët u stabilizua në një pallat me një grup prej 1000 shqitarësh në Gjermani.
Ai si njeri i cili e mësoi shumë shpejt gjermanishten e pësoi nga gjermanët, pasi e shihnin duke lexuar dhe menduan se ai, ishte organizatori i protestës së parë të emigrantëve të huaj në Gjermani. Me një prift në zonën ku banonte kishte zënë miqësi dhe bisedonin shpesh për tema të historisë dhe filozofisë. Në situatën e krijuar kur bashkëatdhetarët e tij kërkonin të protestonin, i lutej prifti Hysniut me fjalët predikuese "ore djalë a e di ti që këtu, nuk ka bërë asnjë emigrant protestë?" Hysniu i tha "ore jeni në vete, pse duhet të jem unë kryesuesi i asaj proteste, kur ata bashkëkombasit e mi kanë të drejtë" A nuk i thërrisnit ju në ambasadë "hyni o miq shqiptarë se do ju mbajmë ne? "Po more po, ia ktheu prifti me kryetarin e bashkisë": "Po nga të gjithë këta shqiptarët vetëm ti lexon libra dhe e njeh filozofinë". Më vonë i vjen shefi i policisë së qytetit dhe i lutet Hysniut të ndjerë.
"Të lutem shumë kryetar i protestës, mundeni t'i thoni protestuesve ose bashkëkombasve të tu, se nuk mund të protestojnë në qendër të qytetit", se na ngrihen në protesta "emigrantët e vendeve të tjera". Shefi i policisë kërkonte që protesta të mbahej 500 metra larg bashkisë në mënyrë që të shmangte mediat, në mënyrë të veçantë gazetarët e televizioneve. Hysniu i thotë se "nuk kam gjë në dorë dhe ju po më bëni presion e do ankohem për shtetin gjerman në Helsinki". Shqiptarët u bënë bashkë dhe protestuan për kushtet më të mira jetese dhe kërkonin punë.
Me ta për herë të parë në protestë u bashkuan edhe emigrant të vendeve të ndryshme, fati i Hysniut vazhdon në Angli se kish kërkuar azil politik dhe kishte hedhur në gjyq shtetin gjerman. Aty ai në pritje të një letre nga një organizatë e OKB-së në Suedi përktheu librin e Aristotelit "Etika" dhe i dhënë pas filozofisë kreu kurse filozofike të cilat e formuan më shumë dhe iu fut me pasion përkthimit të filozofisë kineze "Konfucit", "Taoizmit" " Buda" "Budizmi dhe filozofia kineze"etj.
Libri dhe leximet e futën në aventurën e jetës këtë personalitet të sportit dhe përkthimit shqiptar , për të cilin ndjej detyrimin që të shkruaj. "NJERIU MË I DREJTË DHE I NDERSHËM QË PATA FATIN TA NJOHË E TA PËRKRAH". Hysni Bregu ky kampion i edukimit fizik dhe mendor është për t'u kujtuar, jo vetëm për 2 korrikun.
Ai ishte intelektual i sportit shqiptar. Notari i talentuar siç njihet me nofkën "Delfini i notit shqiptar" me rekorde ende të pathyera. Talenti i tij u shfaq në moshën 13 vjeçare duke u stërvitur nga mjeshtri i notit trajneri Emin Gripshi. Në vitet 1980 filloi të fryjë erë kampionësh në ekipin e notit të Dinamos me Sadik Memën, J. Murati, F. Shehu, F.Murati, E.Mema dhe Hysni Bregun. Hysni Bregu, kishte përveç talentit një përkushtim, vetëbesim, pasion sa, nuk dilte nga uji pa notuar 7000 m në ditë në verë dhe në dimër kryente përgatitje fizike. "Ciken" se kështu e thërrisnin shoqëria e ngushtë, ishte djalë i qeshur dhe i dashur me shokët. Në familjen e tij edhe dy vëllezrit e tij Pëllumbi dhe Dashamirii ishin notar dhe trajnerë noti. Më pas këtë sport e ndjekin nipat e Cikes, Juliani dhe Xhinua.
Hysni Bregut të paktën pas vdekjes duhet t'i jepet titulli "Mjeshtër i madh", dhe një emër rruge apo emër shkolle duhej ta kishin për nder ta vendosnin institucionet përkatëse. Po ku të lënë, më mirë të themi tarafet lobimet me lloj, lloj intrigash kanë haruar jo vetëm Hysni Bregun, por shumë e shumë njerëz të shquar që i kanë dhënë shoqërisë edhe Shqipërisë aq shumë. Ku janë institucionet e sportit e bashkive e ministrive dhe Presidencës? Kemi nevojë për modele që të frymëzojnë brezat dhe bota perëndimore i mbanë lart ndërsa ne i harrojmë dhe i mohojmë vlerat tona. Për këta politikanët tanë historia fillon pas vitit 1938-1944-1992 dhe krahasimet bëhen akoma me vitin 1938.
Kastriot Kotoni
Respekt per qytetarine e Hysniut Nuk eshte e qarte data e vdekjes dhe shkaqet