“22 ëndrra” nga Mihallaq Andrea - Kantautori korçar që ka gjetur veten edhe si shkrimtar

9 Tetor 2025, 11:08Kulturë TEMA
“22 ëndrra” nga Mihallaq Andrea - Kantautori korçar

Këngëtari korçar i serenatës Mihallaq Andrea prej disa vitesh ka gjetur veten edhe si shkrimtar. Ai sapo ka përfunduar librin e tij të katërt me tregime të titulluar “22 Ëndrra”.

Libri ka temë kuptimin e jetës edukative, ka satirë brenda, shpresoj që njerëzve ti vjel ky libër”, u shpreh autori Andrea.

Megjithëse pasioni për letërsinë i ka lindur qysh në moshë të re, Mihallaqi nuk e quan veten shkrimtar. Ai tregon se librat e tij janë pëlqyer, ndaj edhe do të vijojë të shkruajë, e sigurisht edhe të këndojë.

“Unë kam ëndërruar  të shkruaj dhe në fakt dhe kur isha në shkollë bëja hartime shumë të mira”, tha ai.

Mihallaq Andrea ka botuar më parë edhe tre libra të tjerë romanet Margarita, Dorëshkrimi i pambaruar dhe Deputeti. - RTSH-

Lini një Përgjigje