Java ndërkombëtare e gjuhës italiane - Në Gjirokastër koncert homazh për kantautorin Franco Battiato

9 Tetor 2025, 09:02Kulturë TEMA
Java ndërkombëtare e gjuhës italiane - Në Gjirokastër

Një mbrëmje muzikore e jashtëzakonshme kushtuar këngëtarit italian Franco Battiato, një prej zërave më të thellë dhe poetikë të muzikës italiane u organizua në qytetin e gurtë.

5 artistë italianë u ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako” mbrëmjen e së martës ku për artdashësin gjirokastrit ata interpretuan pjesë të përzgjedhura nga repertori i tij i pasur.

Ky aktivitet, pjesë e festimeve për Javën e 25-të të Gjuhës Italiane në Botë u organizua nga Konsullata e Përgjithshme  Italiane në Vlorë, bashkia e qytetit të gurtë  dhe Konsullata Italiane e Nderit në Gjirokastër.

Për 25-vjetorin e organizimit të gjuhës italiane ne kemi zgjedhur pikërisht që nëpërmjet këngës të bëjmë një shfaqje festive duke përcjell gjuhën italiane tek ju”, u shpreh Akile Provencano, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.

Eventi u zhvillua në një atmosferë me pjesëmarrje dhe intensitet të madh, duke dëshmuar edhe një herë vlerën e gjuhës dhe kulturës italiane si instrumente të dialogut dhe miqësisë midis popujve.

- RTSH-

Lini një Përgjigje