5 maj 1973, vetëm një javë para se të shpërthente revolta në kamp- burgun e Spaçit, Sulo Veshi, i dënuar politik, do të shkruante një letër për familjen e tij.

“E dashur Rubie e ju fëmijë. Së largu ju përqafoj me mall. Gëzoj të jeni mirë si dhe unë mirë jam. Bëhet kohë e gjatë që s’më keni shkruar mua, s’di se çfarë ju ka ngjarë…”- nis letra e tij.
Për shkak të disa fjalive të dyshimta, të nënvizuara me të kuqe nga punonjësi operativ, letra nuk arriti kurrë te familja, por u fut në dosjen e hetuesisë nr. 2365-A, duke u bërë pjesë e provave për dënimin e Sulo Veshit për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit.
Kjo letër është e transkriptuar në faqen e Spaçit, në zërin Letra nga burgu.
Me Vendim nr. 18 datë 18.06.1964 dënohet me 7 vjet heqje lirie në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal dhe me Vendim nr. 12 datë 08.04.1969 dënohet me 15 vjet e 6 muaj heqje lirie në bazë të nenit 64 të Kodit Penal.
Me Vendim nr. 38 datë 21.07.1973 për krimin e sabotimit duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe në bazë të neneve 72-76 dhe 28 të Kodit Penal, për krimin e agjitacionit e propagandës që kanë shkaktuar pasoja veçanërisht të rënda në bazë të nenit 73/2 e 28 të Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 49 të Kodit Penal në bashkim dënimesh, dënohet me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.
Letra nga burgu
Sulo Veshi

Në materialin arkivor me referencë “AIDSSH, Fondi Hetimor-Gjyqësor, Dosje e hetuesisë, nr. 2365-A” konkretisht në faqet 126-130, gjenden 5 letra të shkruara përkatësisht midis viteve 1972-1973 nga një ish-i dënuar gjatë kohës që vuante dënimin në Kamp-Burgun e Spaçit, Sulo Veshi.
Të shkruara me mall e shqetësim, letrat përçojnë dhimbjen e ndarjes, mungesën e lajmeve dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie për familjen që ka lënë pas.
Përtej fjalëve të thjeshta, letra e shkruar në maj të vitit 1973, në “vigjilje” të Revoltës së Spaçit, është një dëshmi e fortë e qëndresës, e besimit në Zot dhe e guximit për të mos u përkulur, edhe kur përballesh me një shtet represiv, në një kohë kur mendimi tkurrej pa u endur nga fjalët, ku të drejtat zbehnin njëra tjetrën dhe besimi ishte i ndaluar.
Në letër gjenden nënvizime me të kuqe të bëra nga Sigurimi, pikërisht të këtyre fjalive të shkruara nga Sulo Veshi, të cilat mund të jenë përdorur kundër tij gjatë procesit të hetuesisë.
Lini një Përgjigje