Gazetarja Alice Taylor vjen me libër të ri për Shqipërinë

20 Qershor 2025, 11:36Kulturë TEMA
Gazetarja  Alice Taylor vjen me libër të ri për

Gazetarja britanike dhe shkrimtarja Alice Taylor vjen me një libër të ri, por këtë herë në një stil ndryshe.

Një udhëtim vizual dhe kulturor përmes peizazheve, njerëzve dhe traditave të Shqipërisë vjen përmes librit “Brenda Shqipërisë”, promovimi i të cilit u bë në  Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë kryeministrisë.

Vetë autorja e librit, për Euronews Albania tregon arsyet pse e solli këtë vepër në formën e një guide.

“Është një libër për ti shpjeguar njerëzve në të gjithë botën se si është të jetosh në Shqipëri. Është një vend i bukur, vend i mrekullueshëm. Ky është një libër jo vetëm për shqiptarët, është një libër për turistët por edhe për shqiptarët e diasporës”,-tha shkrimtarja.

Ndër të tjera shkrimtarja tha se çdo fotografi ka një histori dhe përcjell një mesazh.

Mes artdashësve, kritikëve të librit dhe pjesëmarrësve e pranishme në këtë promovim ishte dhe e ëma e shkrimtares, e cila shprehet krenare për të bijën ndërsa thotë se është e impresionuar nga Shqipëria.

Inside Albania, është një vepër e shkruar në anglisht ndërsa përmes imazheve synon t’I paraqesë publikut çdo cep të Shqipërisë, transmeton euronews.

1 Komente

  1. L
    Leko

    U shyqyr

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje