“Horizonte mbarëshqiptare”, ekspozita që sjell Skender Stricën në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë

19 Qershor 2025, 19:20Kulturë TEMA
“Horizonte mbarëshqiptare”, ekspozita që sjell Skender

Ambasada e Republikës së Shqipërisë më 23 qershor organizon një ekspozitë, ku piktori Skender Strica do të prezantojë punimet e tij në ekspozitën “Horizonte mbarëshqiptare”.

Ekspozita do të hapet në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, dhe ceremonia do të mbahet në ora 19:00.

Skënder Strica ka realizuar 12 ekspozita jo vetëm në Shkodër por edhe në Malin e Zi e deri në Austri. Ai është modeli i një artisti që dashurinë për të bukurën e ka rrënjosur thellë në punimet e tij.

/kultplus/

Lini një Përgjigje