Theu ‘enigmën’ e nazistëve! Dokumentet e Turing shiten për një çmim rekord në ankand

19 Qershor 2025, 18:51Kulturë TEMA
Theu ‘enigmën’ e nazistëve! Dokumentet e Turing shiten

Një koleksion me punime të rralla shkencore të shkruara nga matematikani, shkencëtari i kompjuterave dhe thyesuesi i kodeve të Luftës së Dytë Botërore, Alan Turing, është shitur për një shifër rekord prej 465,400 paund në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar.  

Dokumentet u zbuluan në një papafingo të një prone në Londër, dhe pothuajse u shkatërruan gjatë një pastrimi të shtëpisë, transmeton euronews. 

Disa nga artikujt e rrallë që u shitën në ankand, përfshinin një kopje të nënshkruar personalisht nga doktoratura e Turingut të vitit 1938,  e cila u shit për 110,500 paund si dhe punimin e tij “Mbi Numrat e Llogaritshëm”  i njohur edhe si “Prova e Turingut” i cili i prezantoi botës idenë e një makine universale llogaritëse në vitin 1936.

Koleksioni përfshinte edhe “Baza Kimike e Morfogjenezës“, e cila u shit për 19,500 paund, që daton që nga viti 1952, dhe është vepra e fundit e botuar e Turingut.

Turing konsiderohet gjerësisht si babai i shkencës kompjuterike dhe luajti një rol qendror në zbulimin e kodit Enigma, të përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Pas luftës, ai u dënua për përfshirje në akte homoseksuale dhe pranoi një procedurë të njohur zakonisht si kastrim kimik si një alternativë ndaj burgut. Truing i dha fund jetës së tij më 7 qershor 1954, në moshën 41 vjeç. 

“Ligji i Alan Turing” është një term i përdorur në mënyrë jozyrtare për t’iu referuar një ligji të vitit 2017 në Mbretërinë e Bashkuar, që fali në mënyrë retroaktive burrat e dënuar sipas legjislacionit historik që ndalonte aktet homoseksuale. 

1 Komente

  1. M
    Më sqaroni

    Çka është "papafingo"?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje