Qendra për Hapje dhe Dialog ka sjell për publikun shfaqjen e filmit “Lulet plastike”, një vepër me regji dhe skenar nga shkrimtari i njohur Ylljet Aliçka.
Ky film sjell në ekran një histori prekëse mbi indiferencën, vetminë dhe ngrohtësinë njerëzore në moshën e tretë, përmes interpretimit brilant të dy prej emrave më të dashur të kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Zana Prifti.
“Problematika e vetmisë, e izolimit, e shpërfilljes së moshës së 3 dhe një apel për një ngrohtësi njerëzore e mbështetur mbi një përvojë timen reale, kjo është tematika e filmit”, u shpreh regjisori Ylljet Aliçka.
Pas shfaqjes së filmit është mbajtur një diskutim me autorin dhe studiuesen Eris Dhamo mbi indiferencën, vetminë dhe ngrohtësinë njerëzore të moshës së tretë.
Filmi “Lulet plastike”, përcjell mesazhin se nuk është kurrë vonë dhe nuk ka asnjë vend në historinë njerëzore që nuk mund ta ri gjejnë ngrohtësinë shpirtërore dy njerëz, qofshin të moshuar, nga fshati apo qyteti, transmeton rtsh.
Skenari i këtij filmi është ndërtuar mbi tregimin “Çifti” i shkruar nga vetë regjisori Ylljet Aliçka, një rrëfim që buron nga jeta reale.
Lini një Përgjigje