“Lutje në kohën e Sizifit” është libri më i ri i poetit Jaho Margjeka. Poezia e Margjekës është më shumë se përjetim emocional; ajo është një reflektim filozofik mbi qenien, kohën, dashurinë dhe mungesën, transmeton rtsh.
Simbolika e Sizifit shërben si një metaforë e tensionit metafizik dhe moral, duke portretizuar njeriun modern që kërkon kuptim dhe shpëtim në absurditetin e jetës.
“Këtë libër e kisha shumë merak dhe jam i kënaqur që arrita ta sjell në dorë të lexuesve. Ky libër ka disa kohë, për të mos thënë edhe vite, që thuajse nuk i kam shtuar ndonjë gjë të madhe, por ka qenë kështu. Erdhi momenti për të ardhur së pari tek unë, e më pas te ju”, tha poetiMargjeka.
Me librin “Lutje në kohën e Sizifit”, Jaho Margjeka konfirmon identitetin e tij letrar dhe ngjitet një shkallë më lart në hierarkinë e poezisë shqipe moderne, duke qenë një zë i fortë dhe i veçantë.
Po s'pat brenda ndonje poezi per Saliun, ose te pakten per Argiten, nuk ja vlen ta lexosh.