Nga Teuta Sadiku
Karakteri dyshues dhe i pasigurtë i Dashurisë në Modernitet risi në lirikat e Preç Zogajt
Moderniteti solli me vete një mosbesim ndaj dashurisë së vërtetë, besimin se vërtet dashuria është një vyrtyt e vlerë ,por mbetet jashtë tregut, si e tillë dashuria nuk ka tashmë garanci, aq më tepër ajo shitet e as nuk blihet.
Seksi ka qenë që nga lashtësia deri në ditët e sotme një mall që shitet edhe blihet , çmimet e së cilës variojnë në tregun modern.
Dashuria bëhet kushti i një lumturie që nuk mund të blihet, duke qenë përtej çdo çmimi, jashtë çdo tregu,Dashuria bëhet më e çmuar,ndaj dhe karakteri i saj metafizik intensifikohet.
Më shumë se kurrë Dashuria vjen në lirikat e Zogajt të përfaqësojë praninë,transcendencën,pavdekësinë në metafizikën e saj. Ajo vjen prej thellësive,dhe po aq thellë ndikon mbi lexuesin me gjuhën mahnitëse që përdor për të krijuar imazhet përshkruese dhe ato meditative.
Nëse do ta kuptosh dashurinë duhet të kesh një shpirt poetik dhe Preç Zogaj në lirikat e ti e vërteton shpirtin e tij poetik.
Si subjekt poetik personazhi lirik flet me vete është në një dilemë- ai është i vetmuar, i trazuar emocionalisht, është duke reflektuar në thellësi për çështje të rëndësishme, monologu i brendshëm e ndihmon të shprehë atë që ndjen.
Më do ajo apo jam në ëndërr
Përse më fshihesh o zë kaq i sinqertë
Këtu kemi një monolog të brendshëm; subjekti poetik është duke biseduar me një zë të papërcaktuar, një “ti” që nuk duket, që simbolizon një përshtypje, një ndjenjë ,pse jo edhe vetëveten. Ai është duke kërkuar të kuptojë nëse dashuria është reale ose është vetëm në fantazi (“a jam në ëndërr”), pyet me mëdyshje .
O ti që s`dukesh,tregon një konfuzion për identitetin dhe praninë e dikujt.
A vërtet më do ajo dyshim mbi dashurinë, nëse është reale apo vetëm një iluzion.
Përse më fshihesh o zë kaq i sinqertë e ndjen një zë të brendshëm që është i sinqertë, por që është i fshehur ose i paqartë, duke theksuar kërkesën për të kuptuar të vërtetën.
Skena e këtij monologue bëhet mendja, truri I subjektit poetik,një zhytje brenda vetvetes, duke u përpjekur të kuptojë ndjenjat e tij.
. Ai është duke folur me vete, duke ngritur pyetje si në vargje: “A vërtet më do ajo?” pasiguria në dashuri
Zëri i tij i brendshëm, që duket si një debat ndërmjet dy “vetave”: njëra që kërkon të besojë në dashuri, tjetra që dyshon, një dyluftim që zë vend tematikën e dashurisë.
Ai është duke pështjelluar mendimet në një situatë të pasigurt: është në një ëndërr apo realitet? Shikimet e tij bëhen të humbura. Nuk e di as ai vetë nëse është në ëndërr apo në realitet.
Kjo tregon një moment të vetë-çorientimit, një ndjenjë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ai është duke kërkuar kuptim, dashuri të vërtetë ose thjesht një përgjigje për ekzistencën e dashurisë së tij.
Monologu i brendshëm është mjet që përdor poezia për të shprehur konfliktin emocional , veçanërisht në situatat e pasigurisë dhe dashurisë së pasigurt. Monologu është më i fuqishëm për shprehjen e ndjenjave të brendshme, ndërsa dialogu i brendshëm me veten e vet duke iu drejtur në vetën e dytë e thellon këtë duke shtuar dyshimin, tensionin dhe pasigurinë.
Në lirikat e Preç Zogajt subjekti poetik rend, endet, baret siç e ndeshim këtë fenomen në shumë poezi të krijimtarisë dyzetvjeçare të tij .Herë zemërvrarë, herë i trishtuar,herë duke kërkuar ndihmë.
Ne bëmë dhe braktisëm një çudi.
Tani në fusha bares zemërvrarë.
Atje ku je s’vij dot se më sheh ti,
këtu ku jam s’më rrihet pa të pare
Tani bares në rrugë
Me trishtimin tim në fytyrë:
Më falni u them të gjithëve!
Nganjëherë ëndrra ime ik nga jeta ime.
I bezdisur prej pluhurit,
duke murmuritur «ndihmë»,
bares në një rrugë të shkretë.
Fjala “endem” është një folje e përdorur shpesh në poezinë e Zogajt dhe në këtë rast nënkupton diçka të thellë, të përhershme dhe jo thjesht një folje.
Notat tragjike I shkojnë shumë poetit.Nota tragjike është një element I frymës dhe I poezisë,çka e hasim më shumë tek poetika e Frederik Rreshpes dhe Ndoc Gjetja.
Vdekja bie shpesh në dashuri me poetët .Kjo është hakmarrja e Vdekjes për pavdekshërinë e tyre shkruan poeti, eseisti dhe përkthyesi R.Marku
Titulli i poezisë, “Baladë”, sugjeron një lidhje me traditat gojore të folklorit dhe një narrativë të thellë emocionale me mëdyshje e pasiguri.
Në poetikën e Zogajt që në fillimet e krijimtarisë së tij vihet re toni intim,rrëfyes me një stil narrative ,por gjithmonë me një strukture argumentuese për temën që trajton.
Baladat janë zakonisht tregime që përmbajnë elemente epike, lirike dhe historike, duke përshkruar ngjarje që kanë rëndësi kulturore. Ky titull përkon me tematikën e dashurisë dhe mallit, duke çuar lexuesin në një ambient nostalgjik dhe emocional.
Një ecuri emocionale që të mban të ngërthyer deri në vargun e fundit hasim në lirikat e Preç Zogajt.
Poezia fillon me një skenë të qetë, ku flija poshtë një lisit hijerëndë, simbol i stabilitetit dhe lidhjes me natyrën, por ndërpritet nga lajmi i dashurisë, “Të do Ana!”. Këtu fillon tensioni emocional, i cili intensifikohet me çdo varg.
Vëmë re se emri ‘Ana’ bëhet simbol i dashurisë ideale, që krijon një ndjesi të thellë e të papërshtatshme në jetën e subjektit.
Struktura dhe ritmi i përputhen përsosshmërisht fenomenit kompleks të dashurisë .
Poema është e ndarë në vargje të shkurtra, duke krijuar ritmin e një këngë, e cila është një tipar karakteristik i baladave. Ritmi dhe ritmi ulin tensionin në fillim, por e intensifikojnë atë përmes përshkallëzimit të citateve “Të do Ana!”, të cilat përsëriten si një mantra, duke theksuar obsesionin, dëshirën e subjektit poetik.
Dashuria në poezi është e paraqitur si një forcë e fuqishme, por edhe si një burim vuajtjeje. “Një fytyrë perëndeshe në udhë humba” tregon se subjektit poetik i mungon një ideal, e cila ndihmon në shprehjen e ndjenjës së humbjes dhe befasisë që së pari ndjen kur përballet me dashurinë. Kjo e bën dashurinë një fenomën kompleks, që përmban brenda një element të dhimbjes, vuajtjes.
Konceptet bashkëkohore të realitetit dhe vlerat njerëzore në lirikat e Zogajt jepen përmes përvojave personale dhe kulturore. Poezia nuk është vetëm një art i bukur, por një mjet për të kuptuar veten dhe të tjerët. Sipas Joseph Brodsky, “poezia i përgjigjet gjuhës” si një reflektim i përjetimeve të thella të njerëzve; kjo përkon me mënyrën se si subjekti poetik në poezinë “Baladë” eksploron emocionet e tij të brendshme.
Poezia e Zogajt ndër vite shërben edhe si mjet antropologjik
“Heqja e mjegullës” është një temë e vazhdueshme, ku subjektet ndihen të huaj dhe të vetmuar me ndjenjat e tyre. Vargu “Mendja m’u çel si dita” paraqet një moment ndriçimi dhe vetëdijesimi. Këtu, poezia nga ngritja e ndjenjave personale bëhet një reflektim i përbashkët mbi përvojat njerëzore.Vuajtja dhe gëzimi përshkruajnë skenën universale të dashurisë, duke sjellë idenë se vuajtja është pjesë e qenies njerëzore. Duke pyetur “a vërtet më do ajo tani apo jam n’ëndërr?” subjekti i poezisë merret me dinamikën e dashurisë, e cila në thelb është një reflektim mbi natyrën e identitetit dhe marrëdhënieve njerëzore.
Poezia “Baladë” e Preç Zogajt është një poezi e pasur me emocione me një eksplorim të thellë të natyrës njerëzore. Ajo ndërlidh elemente të traditës me ndjesitë bashkëkohore, duke ndihmuar të krijojë një lidhje të qartë mes individit dhe identitetit kolektiv. Poezia shërben kështu si një pasqyrë e ndjenjave dhe përvojave të përbashkëta, dhe si një mjet për të eksploruar thelbin e qenies sonë në modernitet.
Po flija poshtë lisit hijerëndë,
Kur erdhën e më zgjuan: Ngrehu, të do Ana!
Muzikë më të bukur s’më kishin ndier veshët.
Atë që solli lajmin nuk e pashë.
U gjegj me jehonë shpirti: Të do Ana!
Një fill drite përshkoi kujtesën, ëndrrat,
Dhe malli shpejt u gdhend si fytyrë vajze.
Mendja m’u çel si dita: Të do Ana!
Qirinj e korba u fikën: Të do Ana!
Viset e shpresës u mbushën plot me rrugë,
Gjaku sërish këndoi: Të do Ana!
Në fill të zërit shkoja dhe mendoja:
E di pse jam si firifiu, ka kohë,
Një fytyrë perëndeshe në udhë humba.
Andej-këndej u enda duke qarë,
Nga turpi që s’më donin rashë e fjeta
Nën hijen e lisit degë-rëndë.
O ti që flet e s’dukesh, a vërtet
Më do ajo tani apo jam n’ëndërr?
Përse më fshihesh, o zë kaq i sinqertë?
U hap mbi kodrat e verdha një deriçkë,
(Kraharori im kërciti si dërrasë)
Mes lulesh e gajtanësh ngriti sytë
ajo që nuk u bë më shumë se vajzë.
Qeshi dhe foli: Pse më prure këtu
Ende pa të dashur shumë mirë?
Përse m’i hodhe gjithë këta xhevahirë P.Zogaj