65-vjetori i gjimnazit 'Petro Nini Luarasi', festë në Tiranë! Artistë e politikanë, ish-nxënësit i mbledh përvjetori

28 Qershor 2025, 18:19Kulturë TEMA
65-vjetori i gjimnazit 'Petro Nini Luarasi', festë në

Sot, shumë prej tyre janë figura të njohura në shkencë, mjekë, studiues, politikanë apo artistë. Dikur kanë qenë nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, që këtë vit shënon 65-vjetorin e tij.

“Jam matura ’89. Petronins nuk lind, bëhesh. Por unë kam lindur Petroninas. Babai im ka qenë te Petro Nini, xhaxhai im, halla ime. Folëm me Altinin që e kam shok dhe menduam të vijmë ndryshe”, - thotë Bledi Çuçi.

“65-vjetori i Petro Ninit nuk është thjesht përvjetor. Është histori suksesi. Është histori që lidhet ngushtësisht me historinë arsimore, kulturore e qytetare të vendit tonë, jo vetëm të Tiranës.”, - vëren drejtoresha e gjimnazit. 

Përparim Kabo ka qenë gjithashtu nxënës i këtij gjimnazi. 

“Kur hyra këtu takova shumë njerëz. Ata që themeluan Institutin e Fizikës Bërthamore, takova një mjek që është shkencëtar i nefrologjisë. Dua shpejt e shpejt të bëj falënderim për shokët e mi të klasës. Kam ardhur sot me vajzën dhe nipin. Unë isha i treti në brez se vëllai i madh kishte qenë vite më parë.”

Për Kabon, gjimnazi “Petro Nini” është dimension lirie.

“Një shoqëri pa liri nuk e gjen dot kahjen nga duhet të ecë. Ne i tregojmë shoqërisë kahjen nga duhet të ecë.”

Për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar kushtuar gjimnazit dhe historisë së tij ndër vite, shkruan shqiptarja.

Lini një Përgjigje