Më 8 janar të vitit 1937, lindi shkrimtari Anton Pashku. Sot është 88 vjetori i lindjes së këtij shkrimtari me emrin e të cili lidhet letërsia bashkëkohore shqiptare.
Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.
Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe. Anton Pashku, specifikisht, është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, observimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar.
Anton Pashku vdiq më 31 tetor të vitit 1995, ndërsa la pas vetës shumë tregime, drama e romane të cilat i mbetën lexuesit shqiptarë më shumë se një kujtim nga shkrimtari i madh.
Respect per Anton Pashkun dhe kontributin e tij. Po keshtu edhe per kete perkujtim modest qe I ben gazeta. Nga ana tjeter, sa lexova nje shkrim te gjate nga Kim Mehmeti, I cili e quan maje te tregimit shqiptar. Hiperbolite kthehen lehte ne tallje, sepse nenkuptojne te kunderten e saj. Kimi ose nuk e njeh tregimin shqiptar, ose e ka still per ti perdorur hiperbolat qesim. Po qe se qenka Pashku maje e tregimit shqiptar, une pyes: Po Shuteriqi, Kadare, Naum Prifti, Teodor Laco e mjaft te fjere qe perbejne maja te verteta, c'jane per Kimin??. Ndaj, kujdes me fjalen zonjez me cante!