Që nga Marsi i vitit 2011, Siria vazhdon të rrënohet nga një luftë e brendshme shumë e ndërlikuar e cila ka thithur pjesmarrjen e fuqive botërore dhe vendeve rajonale. Deri në Gusht 2016 OKB raporton për mbi 295’000 të vrarë, mbi 7.6 milion të zhvendosur brenda vetë Sirisë dhe mbi 4.8 milion të kthyer në refugjatë. Rajonet kryesore në Siri janë Damasku dhe Halepi, të cilët përbëjnë gjysmën e ppullsisë siriane prej 23 milion banorësh.
Në Qershor 2012, Ushtria e Lirë Siriane u fut në luftime me ushtrinë qeveritare në disa lagje periferike të Damaskut. Në Korrik 2012 filluan luftimet edhe në Halep, i cili tani është kthyer në gërmadhë dhe popullsia e mbetur gjallë aty është si në ferr.
Me rastin e luftimeve në Damask e pësuan keq edhe “arnautet” (shqiptarët) atje. Shumica e shqiptarëve në Siri janë me origjine prej Kosove dhe kanë dy lagje, një në veri dhe një në jug të Damaskut. Ushtria qeveritare javën e fundit të Qershorit 2012 e rrethoi lagjen ne jug (Al Kadam) dhe e bombardoi që t’i nxiste banorët të ikin ku të mundnin. Banorët shqiptarë duke mos ditur ku të shkojnë mbetën aty duke menduar se aty do gjehet shpëtimi. Mirëpo, ushtarët qeveritarë hyne shtëpi për shtëpi dhe në mënyrë brutale nxorrën në rrugë tre vetë të pa armatosur duke i akuzuar si tërroristë dhe i pushkatuan. Ato ishin Munir Arnauti me origjinë prej Podujeve, Behlul Arnauti me orgjine prej Kalishani dhe një tjetër vendas.
Munir Arnauti 55 vjeçar, i cili i ka kushërit në Podjeve e Prishtinë dhe dajot në Vrellë të Istogut, mori numrin 22573 në regjistrin zyrtar ”Dëshmorët e Sirisë”, gjë që mund të lexohet edhe në internet. Vellai i tij Neziri i tmerruar vendosi të niset të nesërmen me familje për në Kosovë ku e ka edhe banesë, por ndalet në aeroportin e Stambollit sepse me pasaportën e tij siriane kishte nevojë për “vizë” kosovare. Ai rast i dhimbshem dalloi fatin e arnautëve ose shqiptarëve të Sirisë dhe qëndrimin shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj tyre.
Nga të dhënat e gjendjes civile në Siri janë më shumë se 7000 shqiptarë me mbiemrin “Arnaut”, të ardhur prej Kosove. Duke llogaritur edhe shqiptarët e ardhur nga Shqipëria që nuk kanë mbiemrin “Arnaut” ose edhe kanë mbiemrin “Albani” mund të shkruhet se në Siri ishin rreth 10’000 shqiptarë. Shumica e tyre jetojnë në Damask dhe të tjerët janë të shpërndarë në Hama, Halep dhe Latakie.
Shumica e shqiptarëve në Siri kanë ardhur nga Kosova pas pushtimit të saj nga Serbia më 1912 dhe shpërnguljeve me dhunë të tyre në periudhën 1918-1939. Me fjalë të tjera tani në Siri janë tri-katër gjenerata të shqiptareve në varësi kur u bë shpërngulja dhe vendosja e tyre në Siri. Disa u ndalën për një kohë në Turqi e disa u linden në rrugë për në Siri.
Shqiptarët e Sirisë e pësuan shumë sepse nuk patën “shtet amë” që të interesohej për ta. Mbretëria e Jugoslavisë dhe pas Luftës II Botëore Federata komuniste e Jugosllavise deri më 1966 përpiqeshin si të dëbonin sa më shumë shqiptarë jashte atdheut. Nga ana tjetër Shqipëria e Enver Hoxhës me mbylljen si në kafaz dhe ideologjine e saj komuniste nuk kishte lidhje të mira me Sirinë, e cila shikohej si pro-ruse. Vetëm prej viti 1974, kur u bë Kosova me kushtetutë, filloi të ndihej një lidhje me Kosovën si shtet-amë dhe sidomos me anë të “Seminarit Ndërkombetar të Gjuhës e të Kulturës për të Huajt”. Mirëpo, ajo lidhje nuk zgjati shumë sepse vetë Kosova u gjet në një luftë për të mbrojtur vetveten deri më 1989 dhe më pas nën pushtimin e ri serb deri më 1999.
Po nëtë njëjtën kohë arnautët në Siri nuk gëzonin si pakicë e vogël ndonjë previlegj, ndërkohë që shikoheshin me dyshim pas viti 1999, sepse regjimi sirian kishte lidhje të mira me Serbinë e Milosheviçit dhe Rusinë. Në vitin 2009 ishte një gëzim i madh ardhja e zëvëndes-ministres së jashtme të Shqipërisë Edith Harxhi në Damask. Ajo u prit me entuziazëm të madh nga arnautët e atjeshëm dhe u premtoi shumë: bursa studimi, vizita, etj. Por gëzimi më i madh qe lajmi se do të hapej në Damask Konsullata e Nderit e Shqipërisë e cila do kthehej “në shtëpi të shqiptarëve të Sirisë”. Në Gusht 2010 erdhi vetë ministri i jashtëm Ilir Meta për ta hapur konsullatën, porse atë vizitë nuk e mori vesh ndonjë shqiptar i Damaskut, biles as tani nuk dihet se ku ka qenë nëse ka mbetur e pashkatërruar nga lufta e tanishme disavjeçare.
Pas shpërthimit të luftimeve në Damask dhe në tërë Sirinë, me të vërtetë gjendja u bë shumë dramatike. Autoritet sirane nuk i lejonin banorët që të largoheshin jashtë kah Jordania e cila ishte vetëm 100 km larg, kurse rruga për në Turqi kalon nëpër Halepi dhe tanimë është bërë e pakalueshme. Tani shumë shqiptarë të Damaskut kane mbetur pa strehim dhe pa ushqime, sepse shtëpitë e tyre janë shkatërruar ose janë pa punë që disa muaj për shkak të gjendjes së luftës.
Vetëm Myftiu i Kosovës lëshoi thirrje për të ndihmuar shqiptarët e Sirisë, kurse ministria e jashtme e Kosovës u shpreh me anë të një farë zëvendës-ministri mjeran të quajtur Petrit Selimi se “...nuk ka shqiptarë në zonat e luftimeve në Siri......se nuk ka shtetas kosovarë në pjesët ku zhvillohen luftimet............ndërsa për ata që flitet se janë shqiptarë në fakt janë familje të vjetra muhaxhire nga perandoria osmane dhe të cilët janë atje me shekuj”!?!? (Koha Ditore 30.07.2012).
Shqiptarët e Sirisë mund të marrin ndihma nga Organizata e Komeve të Bashkuara ose Turqia, porse shtet amë për to janë vetëm Shqipëria dhe Kosova. Aq më shumë se ato janë shpërngulur nga Kosova në Siri për shkak të dhunës serbe pas vitit 1912, pas rënies së perandorisë osmane. Ndërkohë që ministria e jashtme e Kosovës e mirënjeh opozitën siriane dhe i premton ndihmë, mohimi prej saj i bashkësisë shqiptare në Siri është tradhëti shtetrore ndaj vetvetes dhe kombit shqiptar. Ata që mbijetuan në Siri janë tani duke u gëzuar e shpresuar për ditë më të mira.
Mirë është të bëhet edhe një krahasim. Armenët në Siri erdhën aty në vitet 1915-1930, domethënë paralel me shqiptarët nga Kosova dhe për të njëjtin shkak: genocidin e ushtruar ndaj tyre. Numri i tyre në Siri arriti në rreth 20’000 vetë. Pas shpërthimit të luftës në Siri më 2011, një komitet shtetëror u krijua në Armeni për të shpëtuar armenët e Sirisë. Puna e kryer dha rezultat: 80% e armenëve u shpëtuan duke i tërhequr në Armeni deri më 2016 dhe duke i krijuar kushte jetese dhe biznesi të mira.
Janë të bekuar dhe të mbarë shtetet që kujdesen për qytetarët dhe kombin e tyre. Janë të bekuar dhe të mbarë shtetet që udhëhiqen nga njerëz fisnikë, jo frikacakë apo mjeranë, të cilët nuk i lenë në baltë njerëzit e tyre.
Përgatiti Prof. Muhamed Mufaku
Historian kosovar me qëndrim në Amman, Jordani
Antar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Keta , me shume gjasa jane njeres qe kane ikur me deshiren e tyre , jashte cdo rregulli e norme ligjore shqiptare e nderkombetare , per tu bere pjese e shtetiit terrorist te ISIS -it , sa qe duhet te na vije turp qe ti quajme shqiptare ! Kjo nuk eshte gazetari , por felliqesi e rende antishqiptare e sponsorizuar nga fqinjet tane " dashamires" qe duan te ne hane te gjalle me gjithe rroba !
Idiot, i pa nxënë. Kush te pyeti ty?! Ata jane te dëbuar nga serbet kur filloi lufta e pare botërore.
Nuk kane asnje lidhje me Shqiperine, kaq e thjesht eshte.
Me "Shqipërinë" tende o cung? Ti ke lidhje me janullen prandaj ata nuk kan lidhje as me ty, o dru.
Muhamed Mufaku eshte nje idiot i cili mbron idenë se shqiptaret jane me prejardhje arabe.
hahahah Di te lexosh arabisht me sa duket nga e djathta ne te majte? Mjeran, thashethemexhi i pa lare anes lumit i pa thare. Çar kupton ti i pa shkolle?
Po c'te dogji kaq shume qe po kercen si zorra ne prush? Disertacionin ku shkruhet per prejardhjen arabe te shqiptareve idioti e mbrojti ne Prishtine. Eshte ne gjuhen shqipe dhe lexoje para se te hash m.t me gojë.
https://infosot.com/muhamet-mufaku-shkruante-se-shqiptaret-kane-origjine-arabe-por-ai-eshte-anetar-i-ashakut/
Gjithsesi shteti shqiptar duhet te kujdeset per shqiptaret e diaspores. Nuk eshte keq qe bashkekombasit ti mbajne lidhjet me vendin ame. Duke qene se me shume jane jashte se brenda, Shqiperia dhe Kosova DUHET te krijojne nje ministri te perbashket te emigracionit me nje fond te caktuar per perkujdesjen ndaj bashkekombasve tane. Eshte ne nderin e shteteve tona ky kujdes. Vetem tkurremi ne shqiptaret.