Këtë vit Festivali i Filmit Palestinez në Londër 2024 prezantoi filma me fokus lufte.
Nën konfliktet e vazhdueshme globale dhe ndryshimit të situatave politike, festivali ftoi audiencën të shikonte histori që i kapërcejnë titujt kryesorë të medias, duke ofruar përvoja të reja të palestinezëve dhe duke theksuar rëndësine e jetës në rajon përballë fatkeqësive.
Ndër filmat e shfaqur ishte “Mësuesi” me regji të regjisores britaniko-palestineze Farah Nabulsi.
Filmi përqëndrohet në marrëdhënien midis një mësuesi dhe studentit të tij dhe ndërthur tematika të dashurisë prindërore, drejtësisë, humbjes dhe dinamikës së pushtetit midis Izraelit dhe Palestinezëve.
“Tema është në të cilën filmi perqendrohet më së shumti eshte dashuria e një prindi për fëmijën e tyre, qoftë Simon Cohen apo Basem El-Saleh. Ata i duan femijet e tyre dhe përballen me humbjen, përballen më shumë përjetime si dhe fajin që i pushton ata. Do të shtoja gjithashtu pashmangshmërinë e rezistencës kur nuk ekziston apo mbetet ndonje rrugë tjetër drejt lirisë, drejt dinjitetit. Ju e dini, palestinezët kanë ndjekur drejtësinë dhe lirinë për dekada të tëra. Në këtë film aktorët nxjerrin në pah atë që është e vërtetë edhe sot pasi skenarë të padrejtësive të mëdha po kryhen kundër kujtdo. Në fakt në disa raste edhe mund të kthehet në hakmarrje dhe mësuesi po përpiqet ta drejtojë nxënësin e tij që të kuptojë me të vërtetë ndryshimin midis rezistencës dhe ndjekjes së drejtësisë nepermjet hakmarrjes”.
Festivali, i cili prezanton filma me tematika të veçanta për më shumë se 20 vjet u hap me disa momente prekëse dhe të dhimbshme për Gazën dhe mbyllet me filmin “Ground Zero”, një përmbledhje e 22 rrefimve të shkurtra të patreguara nga krijuesit e filmave që jetojnë në Gaza.
E gjithë kjo e kuruar nga regjisori i njohur palestinez Rashid Masharaëi.
“Natën e hapjes, ne kishim një shfaqje të veçantë vetëm për Gazen. Kështu që festivalin e hapëm me një shfaqje dhe jo me një film. Dhe e mbyllim me një film të bukur, “Ground Zero”, i cili është një koleksion prej 22 kineastësh të rinj që jetojnë në Gaza, dhe secili prej tyre bëri një material të shkurtër katër deri në pesë minuta për jetën e tyre të përditshme. Ndërkohë që atje po ndodh lufta, një regjisor i njohur palestinez, arriti të bashkojë 22 historitë në një film të bukur”.
Ziada shprehet se ishte mjaft e vështirë të bëheshin xhirime që në momentin kur lufta nisi dhe se asnjë film nuk doli nga Gaza në 12 muajt e fundit për shkak të konfliktit izraelito -palestinez.
“Ka një numër të madh artistesh, gazetarësh që janë vrarë në 12 muajt e fundit, më shumë se 170 gazetarë. Dhe kjo gjithashtu e bën shumë të vështirë edhe për krijuesit e filmave. Nëse doni të bëni filma për Gazën dhe përpiqeni të komunikoni me krijuesit e filmave në Gaza për t’ju dërguar pamjet që ju nevojiten kjo është e pamundur”.
“Mësuesi” u xhirua në rajonin e qytetit të Nablusit të Bregut Perëndimor.
“Ju jeni duke u përpjekur të xhironi një film që është në një realitet shumë brutal. Ai realitet shpaloset para jush. Ajo çfare pritet nga Bregu Perëndimor në Palestinë është më sfiduesja. Shkalla emocionale dhe mendore e përpjekjes për të bërë drejtësi për këtë lloj padrejtësie që shfaqet para jush në çdo moment”.
Një ndër skenat më të vështira ishte kur ushtria izraelitë zbriti në një fshat dhe i vuri zjarrin ullishteve.
“Ne kemi një skenë ku këta izraelitë hyjnë në fshat dhe djegin ullishtet. Kjo është diçka që e kam parë vetë në Palestinë. Ndërsa po xhironim filmin, kuptuam se edhe në një fshat aty pranë, fshati ku unë kam sjellë historinë, kishin zbritur dhe kishin djegur ullinjtë. Ata prishën edhe shtëpi. Aty ne kemi xhiruar nga rrënojat e shtëpisë së saposhkatërruar”.
Regjisorja thotë se filmi synon për të kuptuar një kontekst më të thellë, më njerëzor, një kontekst që për fat të keq është kaq i rëndësishëm, por që shpesh mungon nga diskursi dhe nga media, nga lajmet.
Festivali i Filmit në Palestinë në Londër ka si qëllim të paraqesë histori të realiteteve të përjetuara nga palestinezët në vend përmes kinemasë.
Mbi 44 mijë palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 100 mijë të tjerë janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 Tetori 2023.
Si more na lajmeroni kaq vone ne mezi po prisnim…!!!!! Tani mos na harroni te na kujtoni per ndonje aktivitet te fiseve Zulu ne do te na mbetet merak…!!