Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, promovoi librin “Kur heshtja flet”, të autorit Ahmet Shala.
Kompozicioni i veprës “Kur heshtja flet” e Ahmet Shalës është mbështetur mbi një rrëfim personal dhe reflektim mbi historinë e Kosovës, sfidat e saj dhe realitetin aktual me të cilin përballen ish-udhëheqësit e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë.
Veprimtaria promovuese u përshëndet nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, i cili vlerësoi iniciativën e autorit për të sjellë një dëshmi të sinqertë mbi përjetimet gjatë një prej proceseve gjyqësore më të debatueshme në planin politik dhe juridik.
Akad. Gjinushi vuri në dukje se libri nuk përbën thjesht një përmbledhje kujtimesh, por një reagim ndaj padrejtësive aktuale në vazhdën e padrejtësive historike, si dhe një analizë të argumentuar mbi arsyet politike që çuan në ngritjen e këtij procesi.
Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pula foli për rëndësinë që ka vepra si shprehje e reagimit ndaj padrejtësive dhe nevojës që institucionet akademike të mos heshtin përballë zhvillimeve të tilla.
Më tej, duke kujtuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë, Taulant Balla përgëzoi autorin dhe organizatorët për promovimin e mbajtur në një datë kuptimplotë. Ai theksoi se reflektimi mbi të kaluarën dhe përgjegjësia për të tashmen janë thelbësore, duke ngritur shqetësimin për perceptimet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me UÇK-në dhe proceset gjyqësore në Hagë.
Historiani prof. dr. Paskal Milo u ndal te vlera e veprës, duke theksuar se rëndësia e librit qëndron në mjeshtërinë e autorit për të trajtuar temat dhe për të përcjellë mesazhe me peshë historike dhe shoqërore.
Ai vlerësoi librin “Kur heshtja flet” si një kontribut të rëndësishëm në debatin publik dhe akademik. A.K./TemA
Autori shkruan libra , ti I akademise barinjeve reklamon komunizmin o skender.U rikthye komunizmi o skender , mere dhe tritani dhe ceken dhe akademia lulzon me roga te majme.
Ky ka qene nje hajn i madh ne kohen e privatizimeve te medha ne Kosove.
E vertete! Turp per Akademine e Shkencave te Kosoves.
Akademia duhet të promovoj librat e vetë.Kjo vetëm akademi nuk është.Këta vetëm gjumë bëjnë..,
Ahmet Shala, i biri i rankovicistit Bardhecit. Babai i Ahmetit, Bardheci, ka qene mik dhe klysh i Aleksander Rankovicit cetinikut famekeq zullumqar kunder shqiptarve te Kosoves. Keto i di i gjithe rajoni, edhe fshati Okrashtice dhe tere Vushtrria. E gerditshme te degjosh rankovicistet te pretendojne te na e shkruajne historine. Ahmet Shala ka qene spiun i UNMIKut, ai si argat i UNMIKut ka matrapazuar deri ne shkaterrim te gjitha fabrikat dhe pronat publike te ketyre fabrikave te Kosoves deri ne vitn 2000. Tani si superhjdut, ky pretendon se me shumen e lekve te vjedhura te na e shruaj edhe historine tone ne Kosove.
Kur hajni i tu Kosovs flet me zerin e Akademise Perkujtimore te Shqiperise.
Akademia e shkencave promovon nje liber…???!!!!!…Si mejhane lagjeje ne vend qe te promovoje shkence dhe historine e kombit dhe gjuhen, kjo eshte te vesh duart ne koke se cfare institucionesh ka Shqiperia… ne krye jane pijanece e agjente te fqinjeve fytyra te urryera qe skane te bejne fare me shkencen…!