TKOB bëhet gati të sjellë koncertin “Zorba – the Greek”

26 Mars 2026, 15:21Kulturë TEMA
TKOB bëhet gati të sjellë koncertin “Zorba – the

 Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit po përgatitet të sjellë para publikut koncertin “Zorba – the Greek” me muzikën e kompozitorit të mirënjohur Mikis Theodorakis.

Ky koncert premierë është konceptuar si një udhëtim përmes cikleve më të njohura të krijimtarisë së Theodorakis, duke sjellë pjesë nga ciklet “Axion Esti”, “Epitafios”, “Epifania”, “Ta Lyrika” dhe vepra të tjera, të mbështetura mbi poezinë e ndjerë të poetëve të mëdhenj grekë si Odysseas Elytis, Yannis Ritsos, Tasos Livaditis e të tjerë.

Protagonistë do të jenë artistët e TKOBAP-së, baritoni solist, Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, të cilët do të shoqërohen nga Panagiotis Lympanovnos i cili luan në instrumentin simbol të muzikës greke, buzukun. Gjithashtu, i pranishëm do të jetë aktori Xhuliano Brisku i cili do të interpretojë poezi.

TKOB bëri të ditur se koncerti do të shfaqet mbrëmjen e 15 prillit.

A.K./TemA

3 Komente

  1. I
    Ish emigrant

    Greket jane popull i dashur. Qeverine e kane te poshter. Mesoni te beni diferencen

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Te mesojme te bejme diferencen ?? Po beme diferencen do behemi te mire per ta ??? Jo mor zoteri , eshte e drejta jone te mos bejme diferencen …kur te bejne dhe helenet diferencen se jo te gjithe shqiptaret jane keqeberesa atehere do te rishikojme dhe ne mendimin per ta …..cdo gje eshte reciproke sot , ku asnje nuk do me shume te tjeret se veten … Kurse sa per qeverite helene , nuk kam asgje per te hequr …je shum i sakt , kurse per popullin helen do tu duhet shume shume kohe akoma ta kuptoje se shqipteret nuk jane te keqinj , dhe te bejne diferencen ne fillim ata pastaj ne ….ne mendimin nje menyre ose tjetren u “trokitem “ne dere …nese ata na pane me syrin e njerkes dhe jo te nenes atehere nuk eshte faji yne …kjo eshte e verteta …gjithsesi ju keni mendimin tuaj ku askush nuk ta ve ne dyshim per mendim te gabuar ….nejse

      Përgjigjjuni
    2. k
      katundari

      Mos jepni lajme kaq “bombe “ se do na merret fryma deri sa te jepet………

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje