Një mbrëmje e veçantë muzikore është mbajtur në skenën e Teatrit “A.Z. Çajupi” me koncertin “Dritat dhe Hitet”, që solli për publikun një ndërthurje të muzikës klasike dhe asaj moderne.
Artistët Nikola Kondakçi, Sonja Hoxhallari, Flobens Zyma dhe Ejona Nako e nisën programin me interpretimin e Kuartetit të Harqeve nga Franz Schubert, një vepër e njohur për intensitetin dhe emocionin e saj.
Koncerti vijoi me një homazh për grupin legjendar Queen, duke sjellë në skenë disa nga hitet më të dashura ndër vite, të orkestruara në versione të veçanta.
Mes tyre janë “We Are the Champions”, “Under Pressure”, “I Want to Break Free”, etj dhe kryevepra “Bohemian Rhapsody”.
Mbrëmja muzikore u pasurua edhe me interpretime të tjera si “I Ëant It All” dhe “Crazy Little Thing Called Love”, duke sjellë emocione dhe një eksperiencë të paharrueshme për artdashësit korçarë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje