QKLL nënshkruan marrëveshje me Ambasadën Franceze

24 Mars 2026, 15:40Kulturë TEMA
QKLL nënshkruan marrëveshje me Ambasadën Franceze

U nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri, mbi vijimin e bashkëpunimit për Programin e Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).

Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Catherine Veber, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri, dhe znj. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit për Programin e Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).

Ky program i përbashkët mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri, i nisur në vitin 2022, do të vijojë edhe gjatë vitit 2026.

Falë këtij bashkëpunimi janë mbështetur deri më tani përkthimet e 33 veprave letrare, të përkthyera nga gjuha frënge në shqip, duke sjellë më pranë lexuesit shqiptar autorë dhe tituj të rëndësishëm të letërsisë franceze.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe krijimi i Klubit të Leximit të Librit Francez, i cili pritet të nisë së shpejti në mjediset e Cube France Tirana, si një hap i ri për të nxitur dialogun kulturor dhe pasionin për leximin.

Pjesë e këtij takimi ishin dhe studentët e Kolegjit Universitar të Biznesit dhe të Universitetit Mesdhetar. A.K./TemA

Lini një Përgjigje