Helidon Haliti vjen me ekspozitën "Mish dhie" me kuratore...Diellën!

24 Mars 2026, 13:14Kulturë TEMA
Helidon Haliti vjen me ekspozitën "Mish dhie" me

“Mish dhie” titullohet ekspozita vetjake që çel këtë javë, artisti Helidon Haliti.

Ekspozita është një projekt artistik që trajton në mënyrë konceptuale temat e paragjykimit dhe perceptimit në shoqërinë bashkëkohore. Gjithçka lind nga një ngjarje intime, por nuk mbetet personale. Gjashtëmbëdhjetë vite më parë, një aksident i zakonshëm familjar u kthye në dyshim publik. Një sy i mavijosur u bë provë. Një lagje ndërtoi narrativën e saj. E vërteta ishte e thjeshtë; perceptimi ishte më i fortë. Ekspozita ndërton një narrativë reflektuese mbi raportin mes individit dhe gjykimit kolektiv, duke përdorur elemente simbolike dhe figurative si mjete shprehjeje artistike.

Në ciklin e parë fotografik me titullin “Paragjykimi”, pranë portretit u vendos një mollë e kalbur. Jo si simbol i fajit personal, por si metaforë e kalbjes së mendimit.

Një veçanti befasuese e kësaj ekspozite është se ka për kuratore Diellën. Ekspozita do të çelet për publikun nga 25 marsi deri më 3 prill, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Universitetit të Arteve dhe Galerisë FAB.

A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Studenti

    Kuratori Ben mire te nderroje futon e deles me nje foto dhie ose te nderroje titullin e ekspozites ose le ta lere ashtu siç eshte se nuk u be qameti ne ket rrumpalle qe bashkejetojme.Tung t’gjitheve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje