Apollonia e Ilirisë zbulohet sërish/ Libri i arkeologut që zbulon të dhëna të reja mbi themelimin e qytetit antik

22 Mars 2026, 20:30Kulturë TEMA
Apollonia e Ilirisë zbulohet sërish/ Libri i arkeologut që zbulon

Përtej monumenteve dhe artefakteve që pasqyrojnë një metropol të lashtësisë si Apollonia, ky i fundit “fsheh” nëntokë të dhëna që detyrojnë studiuesit ta rishkruajnë historinë e tij. I tillë është libri i fundit i arkeologut Bashkim Vrekaj, një punim shkencor që vulos me prova dhe të dhëna historike çështje të debatuara si themelimi i qytetit, sistemi shoqëror dhe politik.

I përshkruar me detaje, libri mbi Apoloninë e Ilirisë është si një kthim pas në kohë, mbi 2000 vjet më parë, kur lulëzoi një nga qytetet më të mëdha të rajonit që arkeologët e krahasojnë me Pompein e Romës.

I rekomanduar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit për sistemin parauniversitar, “Historia e Apollonisë së Ilirisë” nga Bashkim Vrekaj ishte objekt i një diskutimi mes arkeologësh dhe studiuesish në Muzeun Historik të Fierit. Një punim shkencor i vlefshëm për studiuesit, por edhe për lexuesin e zakonshëm.

Çështje të debatuara si data e saktë e themelimit të Apolonisë, vendndodhja e Nimfeut dhe sistemi i skllavërisë provohen me fakte dhe burime historike nga Vrekaj. Kështu, pas zbulimeve të fundit, Apollonia rezulton të jetë themeluar njëkohësisht me Dyrrahun.

Për autorin Vrekaj, Apolonia është një jetë e tërë studimi shkencor. Është një qytet që të lejon të hulumtosh, duke e pasqyruar me detaje stilin e jetesës së banorëve të tij. Një qytet me peshë të madhe politike dhe që gumëzhinte nga zërat e fëmijëve.

Bashkim Vrekaj është autor i disa punimeve shkencore me temë Apolloninë./abcnews.al

6 Komente

  1. R
    Ringjallja pellazge

    Akoma ne Apolloni, histori tregusi, kur flet per systemin qeverises apo politik te Apollonis, tregon prrallen e BULES. Pra ne Apolloni sipas "mjeshtrave" të përshkrimit historik, ishte krijuar BULEJA për vendim marrje. Megjithese, "mjeshtrat" e din fare mire se në shkrimet e lashtesise B_ja dhe V_ja jane shpesh në kembim te njëra-tjetres, leximi behet për se mbrapthi. Arsyeja? Fare e thjeshte, duhet të mbizotëroj mendimi se popullsia vëndase jetonte nëpēr pem. Jeta qytetare apo e mirorganizuar u takonte grekve te kollarisur të lashtësise. Fjalet nese lexohen në mënyre te drejte, na dalin ne ILIRISHTEN e SHQIPERUAR. Por,interesi esht qe fjala duhet humbur. Duke humbur fjalet hambasim edhe gjuhen. Dmth duhet te na kapi veshi prrallen greke te Apollonis. Fjala BULE nuk na qenka fjale tjetêr već VULE apo ne versionin bashkëkhor VUL-LE. Atje ku vendosej jeta e perditshme apo e ardhmja e qytetit. Atje ku u vihej VULA vendimeve dhe organizimit te qytetit. Keshtu na del se gjuha jon, qe sipas gjuhelarve, ndryshoka çdo 2000vjet, jo vetë nuk ka ndryshuar, por eshte shume e fuqishme. A ka perafërsi me greqishten? Jo aspak. Greket luajne me ndonjë shkronj. Sot vendim marrja e tyre quhet VULI,(parlamenti)qe greket nuk i vijn dot përqark origjines se ajo i tradheton. Sepse greqishtja fjalën VULE e ka sfragidha. Edhe kesaj fjale nuk u vijne dot rrotull, pavarësisht se e kan në perdorim

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kaq

      Rrënja e fjalës Vulë që thua ti zotërote është BULLLA NGA LATINISHTJA që në latinisht tregon një copë metal të rrumbullakët dhe sa për djeni fjalori ynë Shqip ka 70% të fjalëve Rrënja e të cilave janë të huazuara nga latinishtja. Shumë e thjeshtë për ta mësuar. Futur në IA dhe pyet dhe pastaj hajde dhe na bëj të zgjuarin.boll me këto arsyetime se lat kokën e namit

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        Mire o bageti mire,me paske nxjerr edhe perqindjen. Latinishtja e koqe gomari e ka huazur nga Ilirishtje. Ka ne perberjen e saj 2 fjale te shqipes Qe jan VE apo VU, BE apo BU dhe fjala LE, LA apo LË, dhe ketu o koqe vjenVUL-LA ose BULLA jote tëcilën latinishtja i ha mutin në zberthim. Ndersa ky Zagari qe leh prapa teje, esht i dal boje. Apollonia eshte krijuar para kesaj pjelle të përdale. Ky, me fare aq te pastër, ka harruar që nga mesjeta e hershme, shekulli i 5_te deri ne shekullin e 19, fara i quhej ROME apo ROMEI. Tani, sikur u ka ardhur mëndja dhe po afrojne popullsine rome ne Sarand. Luftojne që edhe ate popullsi fatkeqësishte të varfër ta fusin ne gjirin e tyre euro-modern elino-pulaqa.

        Përgjigjjuni
    2. O
      O Zot cfare ttjeter do te na shohen site......

      Nje turk shqipfoles qe do te rishkruaj istorine e Apollonia's greke!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site....!?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejku...

        Do shikojne to mouni tis mana sou.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshati ne feste per 300 evro

          E kujt greke mo, o qirios elinas i kulluar? Po pse, ç'pret te shohin site e tu te verbuar mor i mjere??

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje