Sot Dita e Sulltan Nevruzit, ja çfarë duhet të dini për të...

22 Mars 2026, 09:04Kulturë TEMA
Sot Dita e Sulltan Nevruzit, ja çfarë duhet të dini për

 Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit.

Sipas bektashinjve festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë sipas analistit fetar Ferdinand Samarxhi.

“Sulltan Nevruz” do të thotë ditë e re, bektashinjtë që gjenden në 33 vende të botës e quajnë ditë e pranverës, ku natyra konturohet nga lule me ngjyra të ndryshme dhe ngjallen gjallesat. Në këtë ditë për bektashinjtë ka lindur dhe shenjtori i botës Imam Aliu, i cili do të luftonte dhe për emancipimin e shoqërisë njerëzore.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai u krijua në Anadoll në shekullin XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri, Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.

Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.

Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Në këtë ditë feste amvisat përgatisin një laknur (byrek) të veçantë, ku në harxhë futen 12 gjethe lakrash të llojeve të ndryshme dhe një monedhë metalike për fat. A.K./TemA

3 Komente

  1. C
    Ccc

    Në përgjithësi është OPIUM Por bektashinjtë i fusin edhe pak raki

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta I riu

      Bektashizmi depertoi ne Shqiperi me pushtimin Osman/// Turqia pas penetrimit te forces se saj ushtarake, futi me pastaj ne Shqiperi(te jugut) fillimisht Eshkaxhinjte qe ishin ustallaret e pare Persian( usta fjale persishte) , mjeshter te prodhimit te Eshkes (qymyr drurit). Ata u instaluan ne pyjet e SHQOPES (popullore SHQEPES) Ata u bane te famshem pasi zeja e tyre prodhonte Eshken e cila i dha forcen energjitike Turqise, per perpunimin e hekurit (pushtime) dhe ngrohje (mirqenje). Dikur Naim Frasheri me origjine e kulture Persiane ju kushtoi kengen: Ti Shqeperi me jep nder/ Me jep emrin Shqepetar/ Ti zemren ne e ngrohe / Duke na ndezur zjarre//// Pershtatsi i ka rregulluar me vone dy vargjet e fundit/ Ti zemren ma gatove/ Me deshire e me zjarre//. E keshtu emri Iliri u transformua kater here: ILIRI ( livadhe e pyje te njepas njeshme)// ALBANI ( malet e Bardha, te ndritshme, latinisht)// ARBERI// (Pylletaret ose shteti i pyllit) dhe se fundi SHQIPERI ( SHQEPERI, shteti i shqepes ose eshkaxhinjeve). Se fundi eshkaxhinjte u instaluan e shtuan midis nesh, na sollen ne gjuhen shqipe shume fjale persiane por deformimi latin qe i kishte dhene ilirishtes (forca e zgjedhimit te foljeve dhe forca e lakimit te emrave ) shpetoi gjuhen tone nga forca e asimilimit te persishtes. Ndaj kur te festoni Novruzin e bektashinjve, te kujtoni se ata na lane dhe emrin e sotem SHQIPERI (SHQEPERI). Po ata i dhane dhe emrin TIRANES. Me vone te paditurit e rregulluan pake duke e lidhur me Shqiponjen, gje qe nuk ka asnje lidhje me te, ashtu siç na e ka thene dhe CABEJ (çabej). Po ashtu dhe emri, Teherani jone, u veterregullua me ndihmen e engjejve ilir, nga Teheran, ne TIRANE. Do desha nje kundershtim te Ardit Bidos me shoket e akademise per kete teze jo te kendeshme, por e verteta asht gjithmone e hidhur.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ooo shqiperi te kame dhjere

        ...prandaj largohen shqiptaret nga keto qelbesira otomane mashtrues e qylaxhinj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje