VIDEO: Mozaikët antikë bëhen gati për sytë e publikut

21 Mars 2026, 13:25Kulturë TEMA
VIDEO: Mozaikët antikë bëhen gati për sytë e publikut

Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Mozaiku i Tiranës, ku po përgatiten për publikun mozaikë dhe materiale arkeologjike nga antikiteti, si dëshmi e rëndësishme e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.

Së fundmi, revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily e ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, një nominim që e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes. A.K./TemA

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    ju lumte pune e mbrekullushme, ecni perpara, harrojeni shpellaret si regres sllavo-komunist

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje