Rihapet "Vila 31" për të gjithë artistët

21 Mars 2026, 09:21Kulturë TEMA
Rihapet "Vila 31" për të gjithë artistët

Skena e flakëve që përfshinë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha nga molotovët e protestuesve të opozitës mbetet një kujtim i hidhur për artistët që ndodheshin në godinë rreth një muaj më pas.

“Ishte një moment i vështirë, por e kaluam të gjithë bashkë”, u shpreh artistja polake Agnieszka Mastalerz.

Objekti u pastrua dhe sot mirëpriti vizitorët që u panë nga afër punimet e shtatë artistëve që kanë qëndruar dhe krijuar në Vilën 31 tre muajt e fundit.

Projekti i artistit vizual Kemil Bekteši “Si të tresësh sekrete” vjen në formën e një libri gatimi, që në vend të shpjegojë si përgatitet një pjatë, zbulon dëshmi personale për mënyrën si ushqeheshin shqiptarët gjatë komunizmit.

Autori bazohet në ngjarjen e shkatërrimit dosjesh sekrete që i përkisnin Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim eliminimin e provave të krimeve të diktaturës.

“Ata përdorën brumatriçe për të shkatërruar dosjet. Duke ndjekur të njëjtin parim çdo recetë e përfshirë në librin e gatimit shoqërohet me një objekt skulpturor të realizuar nga letër e ricikluar”, u shpreh artisti vizual Kemil Bekteši.

Në një hapësirë tjetër në vilë, artistja nga Kosova, Lumturie Krasniqi, prezanton projektin e saj “Gjarpri mbi kodër”.

“Cikli lidhet me hulumtimin rreth të legjendës së gjarprit me flokë. Duke u nisur nga historia e kësaj vile kam dashur të kem përjetimin personal në një shtëpi që ka një arkitekturë shumë të bukur, por në të njëjtën kohë ka historinë dhe energjinë e së kaluarës. Admiron objektin, por njëkohësisht ndjen rëndesën që mbart me vete”, u shpreh artisja vizuale Lumturie Krasniqi.

Në vend që të ilustrojë folklorin, gjarpri bëhet metaforë për dualitetin: mbrojtje apo rrezik, strehë apo ekspozim. Nest vendoset në fundin e pishinës së zbrazur, një formë gjarpëruese pa kokë që qëndron poshtë strukturës, i pasigurt mes folesë dhe kurthit.

Ndërsa Agnieszka Mastalerz erdhi nga Polonia për të eksploruar traditën e endjes së mëndafshit në Shqipëri dhe krijoi instalacionin “Flutura” me mëndafshin e nxjerrë nga gratë e Zadrimës.

 “Ishte mbresëlënëse si ato rrisin krimba mëndafshi dhe kultivonin mëndafsh, duke ruajtur këtë trashëgimi kulturore”, u shpreh artistja vizuale Agnieszka Mastalerz.

Vilën 31 x Art Explora mirëpret publikun deri të dielën në mbrëmje. A.K./TemA

4 Komente

  1. V
    Vaidi

    Ai murtaja hodhi në erë një fshat ku mbetën viktima 26 njerez, jo për këtë që i vunë flakën, dhe SPAK i bythës nuk i bie në sy. Të vjen SPAK në derë kur ti bën dasëm se ku i gjete 10 milionë që bën dasëm. Më pler institucion nuk bëhet. Si është e mundur të djegësh të shkaterrosh dhe ky institucion i drejtesisë mbrapshtë, të rrijë kaq indiferente, ku gjymtohen njerëz me uniformë, gjykatat i lirojnë?. Kjo është anarshi totale e drejtesisë, ku dënohen dy njerëz sepse u konfliktuan me njëri tjetrin dhe lirohen ata që të marin jetën, o dio mio, fale kët mut drejtesie që kërkojnë rritje pagash, jepua në kokë dhe ku dhëmb më shumë hallin e atyreve qe kërkojnë drejtesi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mire shume

      Villa 31 ok mire shume qe eshte hapur per Vizitoret .. Por ish pasardhesit e kriminelleve te PPSH jetojne akoma ! duke u trasheguar nga pasardhesit po kriminele vandale qe e dogjen perseri Ndertesat qe duhet te ngelin gjtihmone ne Histori ne te ardhmen... DRejtesi e vonuar ! ka ngelur shume gjera vetem ne dore et Zotit.... Nese i ndeshkon keta kriminele.... se Drejtesia pake sikur i ka zene gjumi i Nostaligjes..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mire shume

        Villa 31 ok mire shume qe eshte hapur per Vizitoret .. Por ish pasardhesit e kriminelleve te PPSH jetojne akoma ! duke u trasheguar nga pasardhesit po kriminele vandale qe e dogjen perseri Ndertesat qe duhet te ngelin gjtihmone ne Histori ne te ardhmen... DRejtesi e vonuar ! ka ngelur shume gjera vetem ne dore et Zotit.... Nese i ndeshkon keta kriminele.... se Drejtesia pake sikur i ka zene gjumi i Nostaligjes..

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Nese ishpronaret e Viles jetojne duhet qe ajo tu kthehet dhe jo te shullehen gjoja artiste ndersa populli paguan taksat per mirembajtje, drita uje, roje etj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje