Durrës/ Orkestra e harqeve "çel" sezonin

21 Mars 2026, 15:27Kulturë TEMA
Durrës/ Orkestra e harqeve "çel" sezonin

Orkestra e Harqeve në Durrës ka çelur zyrtarisht sezonin artistik me koncertin “Pranverë” mbajtur për artëdashësit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Orkestra e Harqeve në qytetin bregdetar.

Me një program të pasur dhe plot ngjyra muzikore, ky koncert shënoi edhe performancën e parë të këtij formacioni, duke premtuar një kalendar të pasur aktivitetesh gjatë vitit,

Nën dirigjimin e Gridi Kraja dhe me interpretimin e mrekullueshëm të solistes në flaut Majlinda Spiro, koncerti solli një atmosferë të veçantë artistike dhe një nisje premtuese të sezonit kulturor.

Publiku pati kënaqësinë të shijojë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Edvard Grieg, Antonio Vivaldi dhe Maurice Ravel.

Drejtoresha artistike, Olta Juba ka deklaruar se kalendari artistik është edhe më i pasur, me një total prej 18 koncertesh, ku pjesë janë edhe banda frymore dhe kori i të rinjve. 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje