PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Dollinë e parë partisë - vepër e vitit 1977 nga Dhimitraq Trebicka

21 Mars 2026, 17:27Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Dollinë e parë partisë -

Titulli: Dollinë e parë partisë
Autori: Dhimitraq Trebicka
Vendndodhja: Galeria e Arteve
Viti: 1977
Stili: Vaj në kanavacë

“Dollinë e parë partisë” është një vepër e realizmit socialist e Dhimitraq Trebickës. Piktura është realizuar në vitin 1977 dhe gjendet në Galerinë e Arteve të Bukura, në Tiranë.

Propaganda e kohës detyronte artistët t’i dedikoheshin tematikave ideologjike, siç edhe tregohet në mesazhin e pikturës; Partia mbi të gjitha. I deleguari i partisë kërkon të vërtetojë në bazë rëndësinë që ka partia nga dollia që ngrihet.

Piktori Dhimitraq Trebicka ka realizuar me mjeshtëri vullnetin e bazës, për të qenë gjithmonë gati ashtu siç udhëzonte partia: Fatkeqësisht edhe gjatë viteve të demokracisë, pas rënies së komunizmit, ka mbizotëruar fryma për t’i shërbyer në radhë të parë partisë dhe jo e kundërta.

1 Komente

  1. .
    .......

    Ai m'kom, isht I Persosmi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje