Xhejn Er

22 Mars 2026, 15:28Kulturë Adri Kalaja

Xhejn Er

Xhejn Er është një prej romaneve më të aklamuara dhe të vlerësuara të të gjithë kohërave. Autori, ose, më mirë autorja, është njëra prej motrave Brontë, Charlotte Brontë.

Libri, ndryshe nga të tjerët e prozës britanike vjen me një heroinë femër, dhe, ndryshe po ashtu nga librat e tjerë të traditës britanike, është një roman realist pa elemente horror apo fiksioni ose aventure.

Libri rrëfen dashurinë, por një lloj tjetër dashurie, një dashuri që nuk është pasionante por vepron si helm gjarpri, ngadalë dhe me çmim të lartë.

Xhejn është shërbëtore dhe bie në dashuri me Roçesterin, detyrohet ta braktisë atë dhe largohet me të shpejtë vetëm për ta gjetur vite më vonë Roçesterin të shkatërruar emocionalisht dhe fizikisht.

Libri është një eksperiment total në teknikat narrative. Charlotte Brontë quhet se i ka paraprirë mjeshtrave të “përroit të ndërgjegjes” si James Joyce e Marcel Proust. Ajo rrëfen të vërtetën e brendshme të personazhit, rrëfen shëmtinë e shpirtrave të trazuar dhe rrëfen për emocionet më të pamenduara që s’mund t’i kapë as imagjinata.

“Xhejn Er” si roman është një kryevepër e detajit. Një pikturë e klasave shoqërore dhe një himn ndaj dashurisë së pamundur.

Të gjithë ato që duan të shtyjnë një të diel të ngadaltë me një filxhan çaj dhe një libër, Xhejn Er do ju lërë pa frymë. Libri është botuar nga Pegi dhe përkthyer nga Alina Karaulli.

 

Lini një Përgjigje