Alis: Mesazhi i "Nan" ka shkuar përtej kufijve

22 Mars 2026, 17:39Kulturë TEMA
Alis: Mesazhi i "Nan" ka shkuar përtej kufijve

Alis Kallaçi do të ngjitet në skenën e Eurovision për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Nën”. Në një intervistë për emisionin “Në Kohë Reale”, ai ndau emocionet dhe eksperiencat e tij me publikun, duke treguar se kënga ka depërtuar përtej kufijve shqiptarë dhe është pritur me ndjeshmëri të veçantë.

“Përveç shqiptarëve, ka depërtuar edhe jashtë Shqipërisë. Kam marrë mesazhe që më kanë lënë pa fjalë. Përjetimet që njerëzit mi shkruajnë në forma nga më të ndryshmet…, jam shumë mirënjohës”, u shpreh ai.

Ndalur te klipi i këngës, Alis zbuloi se është xhiruar në Ishull Lezhë, ku artisti ka dashur të sjellë një vizion artistik, elegant dhe emocional, duke vendosur në qendër figurën e nënës. Një detaj i veçantë është edhe pjesëmarrja e nënës së tij në klip.

Unë tregova vizionin, apo pikat e ndjeshmërisë që unë doja të bërtisnin. Jam i lumtur pasi qëllimi i kësaj kënge ishte që ta mbanim sa më artistike, elegante dhe jo të jetë vizualisht e rëndë. Është xhiruar në Lezhë, në Ishull Lezhë dhe kjo shtëpi ishte një surprizë për ne sepse mendoja që nuk ekzistonte. Kjo ishte shtëpia ku xhiruam, por më bënë edhe mua të ndihem si në shtëpi. Te ky klip kemi dashur të tregojmë pritjen dhe mungesën. Kemi dash të tregojmë një formë sa më elegante, për të mos e bërtitur atë dhimbjen që klipi të bëhet i vështirë për t’u parë. Detaji më i rëndësishëm është që mbizotëronte figura e nënës. Mamit nuk i besohej, më thoshte ‘a je i sigurt’. I thash që te pjesa më e rëndësishme e këngës dua të jesh ti. Mami kishte shumë emocione, por erdhi dhe na nderoi klipin”, tregon Alis.

Këngëtari ka vlerësuar edhe mbështetjen nga RTSH, duke e konsideruar vendimtare për realizimin e projektit.

Jam krenar dhe jashtë mase falënderues ndaj RTSH që e bëri të mundur këtë”, tha ai.

Alis dha edhe disa detaje rreth performacës që ai prite të ketë në skenën e Eurovision.

Do të jetë ndryshe nga Festivali i Këngës, por do të jetë disa elemente artistike mjaft  emocionuese. A do jetë mamaja në skenë? Varet”, u shpreh ai. A.K./TemA

Lini një Përgjigje