Episod i fundit i Apostrof Podcast ka sjellë në vëmendje figurën e Ollga Plumbi, duke u ndalur te disa prej ideve të saj që vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot.
Klodi Leka dhe Ariela Zeneli, të cilët kanë sjell në një libër shkrimet e Plumbit të viteve '30-40.
Një nga pikat kryesore të diskutimit lidhet me trajtimin që Plumbi i bënte punës së papaguar të grave në familje. Siç thekson Zeneli, ndonëse sot kjo çështje konsiderohet shpesh si një koncept modern, Plumbi e kishte artikuluar që në atë kohë, duke e quajtur “punë e dashurisë”. Në këtë mënyrë, ajo evidentonte një formë pune të padukshme dhe të pavlerësuar ekonomikisht, që vazhdon të ndikojë jetën e grave edhe në ditët e sotme.
Biseda sjell gjithashtu një kontrast mes kontekstit të atëhershëm dhe atij aktual. Ndërsa Plumbi shpesh ishte e detyruar të shkruante me pseudonime në një mjedis më të kufizuar, shkrimet e saj karakterizoheshin nga një qartësi e theksuar. Sot, megjithëse ekzistojnë më shumë hapësira dhe zëra që flasin për çështje feministe, diskutimi shpesh fragmentarizohet në një realitet të mbingopur me opinione dhe reagime të shpejta.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: "Fantazmat" e historisë shqiptare: Jeta, vepra dhe fshirja e Olga Plumbit nga kujtesa kombëtare