Akademia e Shkencave promovon veprën e akademikut Eduard Sulstarova

17 Janar 2026, 17:06Kulturë TEMA
Akademia e Shkencave promovon veprën e akademikut Eduard Sulstarova

Akademia e Shkencave të Shqipërisë përuroi veprën shkencore “Vepra të zgjedhura në fushën e sizmologjisë”, me autor profesor Eduard Sulstarova.

Akademiku Sulstarova u shqua për kontributin e tij të madh në ngritjen dhe konsolidimin e shërbimit sizmologjik në Shqipëri, në formimin e kuadrove dhe të shkencëtarëve të rinj, si edhe në drejtimin për shumë vite të institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave.

Studimet dhe botimet e tij u kthyen në referencë kryesore pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa kolegë vendas dhe të huaj vlerësuan rolin dhe rëndësinë e kërkimeve të tij shkencore. E gjithë veprimtaria e akademikut Eduard Sulstarova iu kushtua zhvillimit të sizmologjisë në Shqipëri.

A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Lani

    Akademi antishqiptare .te poshter antishqiptare. Punoni per grekun e serbin. Moterqima te poshter

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Cfare pate o Dudum? Ku tu shkel bishti? Sulstarova eshte nje nga shkncetaret me te spikatur te vendit tim e tend. Mesoje qe te mos vdesesh injorant

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje