Shfaqja teatrore “Rendi i Ri”, me regji të Kiço Londos, u shfaq në teatrin “Bylis” në Fier, ku u mirëprit nga publiku. Spektatorët ndoqën interpretimin dinamik të katër aktorëve të rinj, në një skenografi të thjeshtë, ku në qendër qëndronin personazhet dhe dramat e tyre individuale.
“Një vepër e fortë sa psikologjike aq dhe fizike u përpoqa të komunikoj me publikun që të përcjellë shqetësimin e shoqërisë në kaos”, u shpreh Londo.
Historia fokusohet te tre njerëz të zakonshëm, të cilët, pasi kanë humbur gjithçka si pasojë e krizës financiare, vendosin të rrëmbejnë ish-ministren e Punës, njëkohësisht drejtoreshë e bankës më të madhe të vendit. Ajo shihet prej tyre si përgjegjëse për pushimet masive nga puna dhe sekuestrimet e banesave.
Shfaqja pritet të vijojë turin e saj në qytete të tjera të Shqipërisë, si edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. A.K./TemA
Urime Kico Londos. Ngelet nga te paktet zera qe vazhdon te na jape kenaqesine e teatrit cilesor