Libri, mik i mirë i kryqytetasve, rritet interesi për to në librari

15 Janar 2026, 15:14Kulturë TEMA
Libri, mik i mirë i kryqytetasve, rritet interesi për to në

Librat kanë fuqinë të ndryshojnë njerëzit. Fjalët mund të lëndojnë përtej asaj që shohim, por edhe të ngjallin dashuri thellë në zemër. Kur lexojmë, përfshihemi në botën e shkrimtarit dhe krijojmë pamjet tona nga fjalët e tij.

Viti 2025 tregoi se libri vijon të jetë një mik shumë i mirë për lexuesit. Në libraritë e kryeqytetit, interesi për të blerë libra është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas Panairit të 28-të të “Librit”, ku autorë të shumtë janë tërhequr në masë nga publiku.

“Librat që vazhdojnë të shiten edhe përgjatë këtij viti janë ato që kanë dal në panair”, u shpreh librashitësja.

Edhe turistët që vizitojnë Shqipërinë shfaqin interes për letërsinë shqiptare të përkthyer, ndërsa numri i atyre që blejnë libra vijon të jetë në rritje. A.K./TemA

Lini një Përgjigje