Fjalori i madh i gjuhës shqipe, plot 40 mijë fjalë të reja

15 Janar 2026, 09:04Kulturë TEMA
Fjalori i madh i gjuhës shqipe, plot 40 mijë fjalë të reja

 Akademia e Shkenca ka publikuar online “Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, hartuar nga 25 hartues nga Shqipëria e Kosova.

Prej 12 janarit, në domain-in fjalor.online, mund të gjejmë fjalorin e madh të gjuhës shqipe, me 125 mijë njësi leksikografike.

Fjalori përfshin mbi 105 mijë fjalë, 12 mijë e 500 njësi frazeologjike, shprehje të huaja të paasimiluara, si dhe mbi 1200 akronime, ndërkohë që janë futur rreth 40 mijë fjalë të reja.

“Një pjesë fjalësh janë zgjerim i strukturave të fjalëve ekzistuese. Për shembull, nga fjala ‘mirë’ del ‘mirësoj’, ‘i mirësuar’. Nga mbiemra, dalin ndajfolje… Ka fjalë të reja që dalin me zhvillimin e teknologjisë, hapjen e shoqërisë, me lëvizjet e mëdha të shoqërisë”, është shprehu koordinatorja e projektit për Fjalorin e Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Anila Kananaj.

Në fjalor përfshihen edhe shprehje që përdoren në ligjërimin e shkruar shqip, por që janë të huazuara, kryesisht nga latinishtja, shoqëruar me shqiptimin, gjuhën burimore dhe shpjegimin filologjik.

“Nuk i takojnë gjuhës shqipe, por duke qenë se përdoren, janë futur me funksion informues. Janë futur për t’i dhënë shpjegim për lexuesit”, u shpreh Anila Kananaj.

Megjithatë profesoreshë Kananaj thekson ky nuk është një fjalor shterues, duke iu përgjigjur edhe kritikave për fjalët që mungojnë, sidomos dialektalizmat.

 “Nuk mund të themi se është një fjalor shterues, sepse nuk ka qenë qëllimi i tillë, një fjalor shterues nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës, sepse gjuha është një organizëm i gjallë dhe fjalët ndryshojnë vazhdimisht. Përdoruesit që nuk gjejnë atë fjalë që do të donin të kenë durim, sepse do të kemi projekte të tjera në të ardhmen, duhet një fjalor i tipit thesar, që ka mbi 150 mijë fjalë”, tha Kananaj.

“Emrat dhe ndajfoljet e gegërishtes janë shumë të lehta për t’u futur. Për shembull, kemi foljen ‘dëgjoj’ dhe ‘ndigjoj’. Nuk sjell asgjë te re nëse e fusim ‘ndigjoj’. Ne kemi shmangur variantet fonetike, nuk sjellin asnjë kuptim të ri. Ka shumë elementë që merren parasysh kur zgjidhet një trajtë përfaqësuese”, u shpreh Kananaj.

Për nëntë muaj, fjalori do të jetë i aksesueshëm online teksa vijon puna për përmirësimin e tij, duke marrë edhe vërejtjet dhe propozimet e përdoruesve. Grupi i punës do të vijojë shqyrtimin e neologjizmave që kanë shkaktuar debate, duke nisur që nga fjala online, që në fjalor është shënuar .onlajn’.

“Ka kaq shumë debat për fjalët që kryesisht i përkasin teknologjisë, jemi duke diskutuar”, tha Kananaj.

Hapi përfundimtar do të jetë botimi i veprës, që i vjen në ndihmë atyre që merren me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm. A.K./TemA

15 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ma merr mëndja se do jetë fantasti,do shikojmë fjalët "luftarak"-për aeroplanët gjuajtës,sepse njeri,popull luftarak nuk ka më!!ringjalljes së besimit a të fesë do ti shtohet "ringjallja e "fetarisë"! ma merr mëndja se karllëqet do jenë në një nivel të jashtëzakonshëm,duke filluar nga draftet,që do quhen fjalë shqip,meqënese çdo gamar pëllet,duke përfunduar tek minorenët se të miturit nuk egzistojnë më!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!

      Se shpejti hyn ne fjalor , edhe shprehja e plakut Sali me rastin e hyrjes ne Nato : " Dhis is a mirakell of fridom"....do e fusim si kujtim historik !!!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eva

      Me ne fund nje lajm cilesor! Urime me te mira gjuhes shqipe! Paska ende njerez qe e duan dhe e pasurojne!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Keni zhvatur ca fonde publike e do te zhvasni te tjera se gjoja gjuha ndryshon, se eshte organizem i gjalle!!!! Cdo kriminel modern, me pare se te beje nje krim, sajon alibine!!!! Hajna e te papergjegjshem, te paafte e te pafytyre!!!!

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          në fillim të viteve '90,pasi u hapëm,bythsh,doli një fjalor me titullin "1200 fjalë të huaja që përdoren në shqipen e sotme,por që ne i kemin në shqip".dhe këtu flasim për kohën para '95sës!!brënda një kohe të shkrtër,"elita" që normalisht është ajo që e mbron gjuhën,filoi të tregonte potencialin e saj intelektual duke bastarduar shqipen me fjalë të panevojshme!duhej të dukeshin më të zgjuar se masa,më të zgjuar se njëri tjetri!!gjuha me të vërtetë është një "qënje" e gjallë që zhvillohet,por në të njëjtën kohë,si gjëja e gjallë ajo mund të bastardohet!!të grumbullosh fjalorin e gjuhës shqipe në fjalore dialektore,nuk ka asgjë të keqe,është gjithnjë një pasuri,por të përdorësh këtë metodë për të bastarduar shqipen standarde,letrare,është një pabesi e njohur gjatë gjithë kohërave!kjo pabesi na ka shkatërruar gjithnjë!!si gjermanët,italianët,francezët më pak,kanë dialektet e tyre!dhe në një mori të tillë që shqipja nuk iu afrohet edhe nëse përmbledhim gjithë vëndndodhjet e shqiptarëve,por këta shtete përdorin gjuhët letrare,stadarde si gjuhë shtetrore,gjuhë administrative!nuk e di por sipas përvojës së 40 viteve të fundit ka mundësi të ndodhë ajo që ka ndodhur në politikë!bota të bëhet si shqipëria!!ndoshta dhe bota do fillojë të flasë në dialekte,dhe ai që flet më shumë në dialekt dhe përdor sa më shumë fjalë të huaja do jetë më "cool"!!të jesh koqe nuk është gjë e lehtë!!dhe koqja ka meritat e tij!!

          Përgjigjjuni
        2. R
          Redi

          Pershendetje, korigjoni emrin e lidhjes se faqes ju lutem, nga fjalor.online ne fjalori.online Faleminderit

          Përgjigjjuni
          1. D
            Davidi

            Qesharake! Po nejse, duan te hane edhe keta! Shqiptaret nuk perdorin as 1 te 10-en e fjaleve ne fjalor, po kjo nuk mjafton, duan te bejne nje edhe me te madh! Me dialektalizma! Festivali fitohet nga kenga "nan", brezat po rriten me vargjet e Nojzit e Ences e Baba records...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardhyl Londo

              Rrjeti i ka dhene te drejten e komentit/fjales cdo kujt!

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                kuptohet!prandaj gjuha shqipe ka shkuar për lesh!!sidomos nga ata që duhet ta flasin pastër në bazë të ligjit!!duke filluar nga administrata dhe medja shtetërore!!

                Përgjigjjuni
            2. G
              Gafa

              Ghuha shqipe shkilet me dy këmbë në Shqipëri.Lavatruçe (teshalarëse),incenerator (Djegsatori,Djegësi) ,farmaci(barnatore),exshange këmbimore,ldentitetkart,Letërnjoftim,exakt sakt …Shqipot e Shqipëris nuk e duan shqipen,ato të Kosovës janë të trashë sun e mësojnë.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te rroje e zhvillohet gjuha shqipe

                Bravo, urime.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani

                  Dialekti duhet te shmaget nga televizionet ne Shqiperi,kosove dhe Maqedoni. Kam vene re qe kanalet shqipe te Meqedonise kane shqipe me afer gjuhet letrare.Degjo Sajmirin te "Stop"; jo moj non! Ne Kosove kam hasur shume fjale shume te pastra qe nga barnitore dhe pushimore(per ndalesat anes rruges). Ajo qe na lidh duhet te jete gjuha. Sa me afer nje gjuhe qe ta perdorim te gjithe ose te pakten te dime ta perdorim te gjithe. Jo se kombet e tjera i kane me te aferta dialektet,se ,psh , napolitanshja nuk merret vesh me italishten...por ne kete afersi te dialekteve duhet te punojme qe ti afrojme edhe me shume me njeri tjetrin.Dialektet tona ne te kater shtetet qe jetojme(fatkeqesisht0 duhet ti afrojme sa me shume ,jo vetem me abetare por dhe me libra te klasave me te larta si librin i Leximit etc

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ringjallja pellazge

                    Eshte koha qe shqiptaret te vlersojne te ashtequajturit gjuhtare apo gjuhëlar. Keto mendje ndoshta te ndritura, koha po i zhvlerëson. Fjalori i percjell për herë të parë, për tek pronarët e vërtet te gjuhës shqipe, pra tek populli shqiptar.do jet një mundësi e mirë për të ruajtur dhe pasuruar kët pasuri të çmuar të popullit SHQIPTAR. Mjafton te shohesh atë pak sqarim, nga mëndja e zonjës gjuhtare, kupton rihedhjen në treg apo ne fjalor, te huazimeve. Ngjizja e gjuhëlarve pas huazimeve, tregon qarte qëllimin final të krijusve. Gjuhës Shqipe, duhet me patjetër, me dëshire apo pa deshire, ti shtohen sa më shume të jet e mundur huazime, pavarësishte se shqipja i ka fjalët e saja. Zvogelimi apo heqja e fjaleve te krahinore sjell gjithashtu pakësimine gjuhes. Shembulli, te cilin sjell zonja është nje deformim i origjines se vërtet të fjalës. Konkretisht, fjala "dëgjoj" që besohet e toskërishtes, ka formen "ndigjoj" por ajo vazjdon ne thjeshtezimet krshinore "nigjoj" duke kaluar format me te vjetra te dialektit geg "nigjo" duke mar formen origjinale te saj nga "ndi" në "ni". Kjo fjalë qe i bie forma me e vjetër perdoret edhe sot e kësaj dite ne gegëri dhe sidomos ne dialektin Shkodran te gegënishtes. Shembull; "apo më ni çka po t'them he burr?" ose;"a i ke ni zilet e dhive, or bir?". Pra fjala "dëgjoj" ka kaluar ne shume parakrijesa sipas krahinave shqiptare nuk mund të thjeshtëzohet. Ajo duhet pershkruar ashtu siç e sjell e folura e popullit shqiptar. Pra, DEGJOJ, NDIGJOJ, NIGJOJ, NIGJO, NDI dhe forma me e vjeter qe ruhet e paster në gegnishte NI. Pra NI-GJO eshte fjalformimnga dy fjale me dy kuptime. Nuk eshte çudi qe kjo fjale të jet para homerike, nga e cila është formuar fjala e greqishtes PHONI apo FONI qe greket luajne lujne me shkronja per ta larguar nga origjina e saj. Pra krijesa PHO-NI e greqishtes qe ka kuptimin ZË(zëri) vjen nga fjalformim i gegënishtes PO-NI, dmth po degjon dicka.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Poshte antishqiptaret

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ALBAN

                        Në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe mungon fjala “Nanë” https://albaniansinireland.wordpress.com/2026/04/05/ne-fjalorin-e-madh-te-gjuhes-shqipe-mungon-fjala-nane/

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje