Kanë dalë në treg së fundmi dy ese nga Simone Weil dhe Rachel Bespaloff. Njëra për luftën dhe tjetra për veprën epike të Homerit, Iliadën.
Dy esetë më të bukura për artin e Homerit dhe misterin e dhunës dhe luftës, i kanë shkruar dy gra të shquara të Francës së shek. XX, SIMONE WEIL dhe RACHEL BESPALOFF.
Simone WEIL - Iliada ose poema e forcës
Rachel Bespaloff - Rreth Homerit
Parathënia e librit është bërë nga i mirënjohuri Christopher Benfey dhe esetë vijnë me përkthim të Orgest Azizajt.
‘FORCA është heroi i vërtetë, subjekti i vërtetë, epiqendra e Iliadës.’ - Simone Weil
Esetë botohen nga e mirënjohura Aleph e Gent Çoçolit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje