Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).
Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën. Lufta e shqiptarëve me të në krye shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar.
Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ai ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës, Gjergj Kastrioti mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar. Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbëror. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar deri në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare.
Forcat shqiptare me në krye Skënderbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës, grykat dhe luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.
Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë.
Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes. A.K./TemA
Imagjinoni sikur nje i Huaj ta lexonte shkrimin tuaj te perkthyer me google translate,sa te veshtir do ta kishte per te kuptu ne behej fjal per nje apo per dy persona,sepse her shkruani Skenderbeu ( per tju shkel Syrin Myslimaneve se ky esht i yni ) dhe her Gjergj Kastrioti (sikur don te ju thuash te Krishtereve ...he se ka pjes edhe per ju te krenoheni ) ?!
Gjergj Kastrioti {Skenderbeu} ishte dhe mbetet shqiptari me i madh i te gjitha kohrave! E gjithe bota e civilizuar e di ,ashtu edhe kundershtaret e mjere te paket xheloz e te pa fuqishem HEROI YNE !
Zyrtaret dhe mediat vazhdojne t'i kremtojme vdekjen, e cuditerisht jo ditelindjen, Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - 5 mars 1405! ----- ambasada e SHBA ne 5-6 vitet e fundit eshte perpjekur ta beje kete kujtese duke perfshire grupe studentesh e te rinjsh te moshave te ndryshme.
Burre I madh i vetmi shqiptar qe mendoi per shqiptaret
Dhe të mendosh se disa turkoshakë, kur kanë ato festat e tyre, e mbulojnë statujën e heroit tonë kombëtar me cohë të zezë. Ata nuk janë shqiptarë, por mbetje turke në truallin e Arbërit!
Pa asnje dyshim qe Skenderbeu eshte shqiptari me i madh !
Gjergj Kastrioti SCANDERBEG ose ISCANDERBEG. Nji ky burre nuk ka qene asnje dite mysliman. Graden IN*PE*TRA*TO*R* B.T.// Grada Imperator// Logoja e luftes ISCANDERBEG dhe Koka e Dhise mbi perkrenore plotsojne njera tjetren e ai nuk ka qene kurre ne Turqi(peng) por ka bere shkollat ushtarake te Romes. Genjeshtren se ka qene musliman kerkojani historianeve bashkekohor qe argtohen akoma me ate genjshter. Taktikat e tij ushtarake bene qe me nje ushtri te vogel te munde ushtri te medha. Ne Betejen e Torviollit, Bulqize ai shpalosi nje art luftarak qe e beri trupen e madhe turke te pavleshme. Gjeneralet qe kane studuar akademine duhet ta gjejne cila qe taktika e tij e mos ta presin te gatshme.
Skēnderbeut pēr burri i madh i Shqipris ja kalon vetēm Sali Berisha çuni i Sheqeres dhe i Uk Karaxhixhit. Lexhenda do ngelet burri mē i madh i Istoris panvarsisht se Saliu ēshtē hajdut dhe kriminel. Rēnoft lexhenda e viçidolit hajdut ordiner.