Qendra Muzeore Berat në bashkëpunim me Muzeun Historik Fier, organizuan një sesion prezantues në Kishën Shën Sofia, Kala.
Gjatë aktivitetit u prezantuan dy tema kryesore: “Trashëgimia kulturore në Shqipëri: kuadri ligjor dhe rasti i Beratit (1912–2025)”, referuar nga Miklor Pasku, drejtor i Qendrës Muzeore Berat, si edhe “Berati, gjurmë të krishtërimit të hershëm”, referuar nga Ilirjan Gjika, drejtor i Muzeut Historik Fier.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. E pranishme në Kishën e Shën Sofisë ishte prefektja e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari si dhe Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e tij Asti, duke i dhënë një dimension të veçantë këtij aktiviteti kushtuar historisë, kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët.
/atsh/
VETEM ORTHODHOKSET TRASHEGOJNE KULTUREN BIZANTINE ,,,,ME KISHAT DHE MONASTIRET E TYRE ,, ME SHKOLLAT NE GJUHEN GREKO BIZANTINE ,,QE ME VON UA NDALOJ AHMET ZOGU DHE ME VON ENVERI ,,,TRASHEGOJNE DHE EMRAT GREKO ORTHODHOKS BIZANTINE ,,,