VIDEO/ Rijetëzohet sahati i Gjirokastrës, Ministri Gonxhja: Hap i madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore

30 Shtator 2025, 13:32Kulturë TEMA

Pas një periudhe të gjatë herë në gjendje pune e herë jo, është rivënë në funksion sahati i Gjirokastrës, simboli i Kalasë dhe i qytetit të Gjirokastrës.

gonxhjaLajmi është njoftuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes në njoftimi në Facebook.

Ministri thotë se ky rikthim shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës.

Postimi i plotë

Rijetëzohet sahati i Gjirokastrës!

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, herë në gjendje pune e herë jo, simboli i Kalasë dhe i qytetit është rivënë në funksion, duke marrë sërish jetë me mekanizmin e tij dhe me vendosjen e këmbanores, falë punës fantastike të DRTK Gjirokastër.

I ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme.

Ky rikthim shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës!

/panorama/

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Ndoshta e kam gabim po, ai sahat duhej te kthehej ne Shkoder se "xhaxhi" e hoqi prej "Kulles se Inglizit" e e coj ne Gjirokaster.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje