Gjatë kësaj jave kryefjala e aktiviteteve artistike e kulturore mbetet Festivali Ndërkombëtar i Dancit i Tiranës (IDFT), në kuadër të të cilit do të zhvillohen një sërë shfaqjesh.
Aktivitetet e IDFT kulmojnë me “Notte Morricone” nga Aterballetto në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit, mbrëmjen e datës 15 tetor. Aktivitetet e tjera do të zhvillohen në Teatrin e Kukullave, në ArTurbina dhe Vila 31.
Paralelisht me këto aktivitete do të zhvillohen edhe ato të Javës Kulturore Japoneze. Në 14 dhe 15 tetor, në Vila 31 Art Explora do të zhvillohet ceremonia japoneze e çajit, në ora 17:00. Nga data 14 deri në 18 tetor do të ketë shfaqje filmash japoneze në Qendrën e Artit “Agimi” dhe në datën 16 tetor, një udhëtim kulinarik në Vila 31.
Ndërkohë në sheshin Skënderbej mbetet e hapur ekspozita e Jutta Benzenberg, “Don’t look back at the burnin house”, deri më 16 tetor.
Këtë fillim jave, në Shtëpine-Studio Agolli çelet ekspozita kushtuar kolosit të letrave shqipe, me objekte të rralla dhe dorëshkrimin origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Në Galerinë e Artit Tiranë do të çelet ekspozita “Nga skutat e skenës së artit” nga Bardhyl Bukri.
/atsh/
Lini një Përgjigje