Nga data 16 maj deri më 21 qershor, Shqipëria po mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, edicionin e 9-të të Albania Guitar Festival.
Nën drejtimin artistik të kitaristit të njohur Denis Bizhga, ky edicion i është dedikuar dueteve, duke sjellë në skenë emra të mëdhenj të muzikës klasike nga e gjithë Europa.
Ky edicion synon të thellojë dialogun muzikor përmes bashkëpunimeve dhe interpretimeve në duo, duke treguar se muzika është një gjuhë universale që bashkon.
Një festival që udhëton përmes tingujve… Në 13 qershor, skena ishte e Barcelonës, me Luís Robisco dhe Ekaterina Záytseva, të cilët sollën ritmet pasionante të flamenkos në kryeqytet.
Finalja e festivalit do të mbahet më 21 qershor në Himarë, me performancën e triolës së kitaristit virtuoz nga Kosova, Agron Peni. Me një karrierë ndërkombëtare dhe një stil unik, Peni do të mbyllë këtë edicion me energji dhe pasion, transmeton RTSH.
Lini një Përgjigje