Alda Bardhyli: Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju mësues që mbani gjallë dritën e dijes në çdo brez.

7 Mars 2026, 13:27Kulturë TEMA
Alda Bardhyli: Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju

"Me këtë foto, pranë nënës sime mësuese dhe kolegëve të saj në shkollën e fshatit Drizë në Gramsh, dua të uroj nga zemra gjithë mësuesit shqiptarë në këtë ditë të shënjuar mirënjohjeje dhe nderimi ndaj dijes.

Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues!

Faleminderit për durimin, përkushtimin dhe dashurinë që dhuroni çdo ditë me punën tuaj!
Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju që mbani gjallë dritën e dijes në çdo brez." - shkruan dhe drejtoresha e QKLL në fb.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje