Apostrof/ Andreas Dushi: E paimagjinueshme që në 2025-ën, kur IA po shkruan letërsi, grindemi ende për mite

24 Qershor 2025, 12:24Kulturë TEMA
Apostrof/ Andreas Dushi: E paimagjinueshme që në 2025-ën, kur IA

Në episodin e 23-të të Apostrof Podcast, shkrimtari Andreas Dushi vuri në dukje mënyrën paradoksale se si disa nga mitet e krijuara nga Rilindasit shqiptarë – të menduara fillimisht si mjete mobilizuese për të zgjuar identitetin kombëtar – sot vazhdojnë të qarkullojnë si të vërteta absolute, shpesh pa asnjë distancë kritike.

“Është jashtëzakonshme sesi në vitin 2025 ke pafund njerëz në rrjet që besojnë vërtet disa gjëra që Rilindasit i thanë si mite për të ringjallur identitetin kombëtar” u shpreh Dushi, duke përmendur veçanërisht mitin e origjinës së gjuhës shqipe si “nëna e të gjitha gjuhëve”, një narrativë që sipas tij u ngrit për shkak të vlerave emocionale dhe letrare që mbartte, por jo shkencore.

Ai theksoi se figura si arbëreshët dhe rilindasit kishin një vetëdije të qartë për rëndësinë e këtyre miteve në rindërtimin e ndërgjegjes kombëtare – por sot, në një epokë ku zhvillimet teknologjike si inteligjenca artificiale kanë ndryshuar vetë mënyrën se si prodhohet dhe shpërndahet dija, kthimi në këto narrativa shpesh vjen i zhveshur nga konteksti dhe kritika.

Sipas Dushit, problemi nuk qëndron tek mitet si të tilla, por tek mungesa e reflektimit që i shoqëron në diskursin publik sot.

Lini një Përgjigje