Anri Sala në Ekranin e Artit në Shkodër (FOTOT)

23 Qershor 2025, 20:44Kulturë TEMA
Anri Sala në Ekranin e Artit në Shkodër (FOTOT)

Nga data 18 deri më 22 qershor, edicioni i 8-të i Ekranit të Artit nga, nën temën “Kartolina nga Askund”, solli në Shkodër pesë ditë të pasura me filma bashkëkohorë, videoart dhe reflektim ndërdisiplinor.

Në këtë edicion u shfaqën 111 vepra, përfshirë 40 premiera shqiptare, dhe morën pjesë 30 artistë nga e gjithë bota. Programi u shtri në hapësira të ndryshme të qytetit, nga Kinema Republika e saporihapur, tek Galeria e Artit, qendra kulturore Art House, Auditoriumi Françeskan dhe hapësira publike si Rruga G’juhadol.

Pikat kulmore përfshinë ekspozitën retrospektive REWIND, programet ndërkombëtare bashkëpunuese, shfaqje të artistëve si MASBEDO, Anri Sala, Elena Dorfman, Barbara Prenka, si dhe përfshirjen aktive të komunitetit dhe të rinjve.

Ekrani i Artit mbetet një platformë që fton në përjetim dhe mendim kritik përmes artit bashkëkohor.

/A.B/