"Aleph Klub ka kënaqësinë të sjellë për lexuesin një vëllim me tregime të autorit ALKET XHAKOLLARI.
Ky mundet fare mirë të bëhet libër-kult i Tiranës së viteve ‘2000. Shpesh këto ‘perla satirike’ kanë lindur në vendin më prozaik që mund të mendohet, në zyra administrate.
Por talenti i Xhakollarit ka mundur të nxjerrë prej asaj mërzie të pashërueshme, personazhe, ngjarje, situata, etyde, skica, dialogje të gjalla, spërkatur me një satirë brilante e që e vijojnë jetën e tyre edhe pasi e ke mbyllur librin.
ALKET XHAKOLLARI
TË PATHËNA, TË THËNA - tregime
140 f, 1000 L
Nga e hëna pasdite gjendet në libraritë kryesore të Tiranës." - shkruan në komunikatën e Aleph.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje