Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.
Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo u shpreh se nata e dytë e “Moto & Rock Fest” ishte spektakolare.
“Festivali “Moto & Rock” solli në Korçë jo vetëm motoristë nga rajoni, por edhe shumë vizitorë që shijuan atmosferën e gjallë dhe muzikën rock. Ky aktivitet po kthehet në një traditë të dashur për qytetin dhe një mënyrë e veçantë për të promovuar turizmin dhe mikpritjen korçare”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.
Klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë që zgjodhën Korçën këtë fundjavë dhe adhurues të muzikës rock mbushën sheshin para Katedrales deri pas mesnate për të kërcyer e kënduar me artistët e rock-ut në Shqipëri, shkruan atsh.
Lini një Përgjigje